Auron Tare: Kujtimin e Aliut e ruajnë më shumë grekët e turqit

0
653

Studiuesi e deputeti Auron Tare, e sheh krejt ndryshe çështjen e sjelljes së eshtrat e të Aliut. “Si zakonisht, kur qeveria ndodhet përpara problemeve të shumta, Berisha hedh gurin e rradhës në lumin e politikës”, thotë ai. Për Taren, kryeminsitri e bën këtë për të larguar vëmendjen nga çmimet e larta, nga kriza ekonomike, nga mosmarrja e statusit, etj z. Berisha i është futur lëmit të historisë. “Pasi i ndriti çështjet e pavarësisë tani papritmas po merret edhe me Aliun e Janinës. Do t’i kthejë kokën nga Stambolli deklaroi. Mirëpo doktori, pse mundohet deri në Stamboll? Nëse do me të vërtetë të bëjë diçka për Aliun e Janinës, le të vërë dorë në Kalanë e Tepelenës e cila po rrënohet dita-ditës nga indiferenca e qeverisë”, tha ai dje. Për Auron Taren, le të hiqen plehrat, të rregullohen muret se edhe pak dhe Kalaja e Aliut do na lërë shëndenë. “Jo për gjë, por kujtimin e Aliut e ruajnë dhe e respektojnë më shumë turqit dhe grekët se sa institucionet tona të kulturës. Pas Tepelenës Doktori të vërë dore në trashëgiminë e madhe kulturore dhe arkitekturore që la pas Aliu e cila po rrënohet dita-ditës”, vërejti Tare. Sipas deputetit, koka e Aliut nuk mund t’i shërbejë politikës së mbrapshtë të Berishës, i cili kërkon të përfitojë vota edhe nga kujtimi i figurave shumë të ndritura si Veziri i Janinës i cili me siguri është rrotulluar në varr kur ka mësuar se Berisha kërkon të mbledhë vota me kokën e Tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu