Austria paralajmëron qytetarët e vet që marrin udhë për Kosovë

0
277
Austria paralajmëron qytetarët e vet që marrin udhë për Kosovë

Austria ka lëshuar paralajmërime udhëtimi për vendet e Ballkanit Perëndimor, vende këto që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Paralajmërimi vjen për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me koronavirus në këto vende, ka thënë ministri i Jashtëm Alexander Schallenberg dhe ministria e tij të mërkurën, raporton “Zeri”.

MPJ-ja austriake, përmes një postimi në “Twitter”, tha se masat aplikohen për gjashtë vende, ku përfshihen Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë e Hercegovina dhe Serbia.

Sipas Ministrisë së Jashtme austriake, niveli i sigurisë 6 (që është niveli më i lartë për paralajmërime në udhëtime) zbatohet për tërë Kosovën dhe për shkak të përhapjes së koronavirusit të gjitha udhëtimet drejt vendit tonë vijnë me paralajmërim.

Kufizime të vazhdueshme në transportin ajror dhe në atë rrugor, si dhe kufizime të vazhdueshme në jetën publike, sipas MPJ-së austriake, mund të priten në Kosovë.

“Momentalisht, hyrja lejohet vetëm përmes pikave kufitare në Merdarë, Vërmicë, Kullë, Han i Elezit, Jarinjë dhe Dheu i Bardhë. Të gjithë personat kontrollohen që në hyrje dhe duhet të bartin masat mbrojtëse kundër COVID-19 (maska dhe doreza). Aviacioni civil do të vazhdojë nga 28 qershori 2020. Aktualisht, ka numër të madh të të infektuarve. Këshilloheni fuqishëm t’i zbatoni rregullat e rekomanduara të distancimit social si në Austri, ashtu edhe në Kosovë. Udhëtarët këshillohen të shmangin tubime të mëdha, t’i ndjekin udhëzimet e autoriteteve të sigurisë lokale dhe t’i ndjekin rreptësisht rregullat për higjienën”, thuhet në informatat e fundit të publikuara nga MPJ-ja austriake (1 korrik, 2020), raporton “Zeri”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu