Autoritetet kosovare fshehin përmbajtjen e pakos për Gjykaten Speciale të pranuar nga BE-ja

0
663

Frikacaket e Kosovës 1

Pakoja legjislative për formimin e Gjykatës Speciale që ditë më parë u është dorëzuar autoriteteve të Kosovës nga zyrtarët e Bashkimit Evropian ka gjasa që të mos jetë versioni final, pasi që përmbajtja e saj mund edhe të ndryshojë në pika të caktuara.
Burime të gazetës që kanë njohuri për procesin kanë bërë të ditur se legjislacioni i dorëzuar është një koncept bazë, i cili do të shqyrtohet nga përfaqësuesit e institucioneve përkatëse, por që megjithatë nuk është përfundimtar, shkruan sot Koha Ditore.

“Është dorëzuar vetëm një koncept bazë, i cili do të diskutohet nga autoritetet e Kosovës. Por, asgjë definitive nuk ka. Pra, Prishtina ende pret statutin definitiv të Gjykatës Speciale”, ka thënë ky burim.

Mirëpo autoritetet e Kosovës nuk kanë dhënë asnjë informatë shtesë lidhur me dokumentet dhe përmbajtjen e pakos legjislative të pranuar nga BE-ja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu