Avionët pa dritare, realitet pas 10 vjetësh (VIDEO)

0
744

Avion pa dritare

Dritaret e vogla të avionëve së shpejti mund të jenë pjesë e së shkuarës, pas kërkimeve në Angli për krijimin e një aeroplani, pa dritare dhe me ekrane fleksibël OLED. Varet nga këndvështrimi juaj, mund t’ju ofrojnë një pamje magjepse të vendit ku udhëtoni ose mund të jenë mbytëse (për shkak të gjithë atyre ekrane dhe mungesës së dritës natyrore).

Qendra e Procesit të Inovacioneve (CPI), publikoi një video që tregon konceptin e artit për teknologjinë. Një avion me ekrane që shfaqin atë që ndodh jashtë aeroplanit, duke treguar vendet dhe gjërat me interes, si një tjetër aeroplan në fluturim ose Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, e gjitha kjo në kohë reale.

Ekranet mund të fiken për t’iu mundësuar të merrni një sy gjumë ose mund të shfaqin ndonjë film dhe reklama.
Për CPI-në, teknologjia është konceptuar duke menduar për mjedisin.

“Ne kemi folur me njerëzit që kanë fluturuar në hapësirë dhe kuptuam se ishte nevoja për të ulur peshën e avionëve. Kjo gjë mundësohet me heqjen e dritareve”, tha drejtori i CPI-së.

“E mahnitshme do ishte të bënim pajisjet e bazuara në OLED, të jenë fleksibël. Kështu që ju mund të keni pamje pas një ndenjëse nëse e doni këtë ose mund të mos keni, jeni të lirë të zgjidhni”, shpjegoi drejtori i CPI,  Helliwell.
 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu