Avni Spahiu largohet me procedurë të përshpejtuar

0
1032

Një gabim të madh kishte bërë ministri i jashtëm që menjëherë pas pavarësisë së Kosovës kishte emëruar shokun e tij të ngushtë Avni Spahiun për ambasador në vendin ku Kosova gjeti mbështetjen e pa-rezervë për çlirim dhe pavarësi.
Ky emërim ishte bërë me lidhje shoqërore dhe partiake ku politkanët fitonin derisa populli fillonte hapat e parë të zhgënjimit në institucionet e Kosovës së pavarur.  Kishin qenë shoke të hershëm me Skender Hysenin,, derisa njëri shiste qebapa në Ulqin, tjetri i bënte biznes me paratë e fituara pa djersë.
Nuk i zihet për të madhe sepse shoku për shokun nganjëherë nuk pranon të dëgjojë opinionet nga jashtë. Gabimi tjetër më i madh ishte kur Skender Hyseni i njohur me nofken “Qebapi” u largua nga pushteti derisa shoku i tij Avni Spahiu mbeti me testamentin e tij si një ambasador fuqiplotë në Washington DC.
Nga kryeministri mbrohej si vendas nga Drenica dhe për lokalizëm u bë sakrificë e madhe. Dikush thoshte se Avni Spahiu vjen nga nje familje patriotike, babai i tij e dinte përmendësh një këngë të Oso Kukës dhe ishte patriot që i kishte mbajtur mend ato vargje të Fishtës së madh.
Dikush thoshte se Avniu e ka gruan nga familja e Tahir Mehes dhe nuk ka më trim se ky njeri sepse është dhëndërr i familjes së fortë.
Të gjitha këto ranë me kalimin e kohës duke e kuptuar se vargjet e Fishtes i dinte edhe Cen Kamenica e edhe magjupet që këndonin në kafenenë e Crepit para 30 vitesh, nuk ishte diçka e pa-arritshme sepse vargjet e Fishtes i dinte kushdo që dëshironte t`i dinte në Kosovë.
Sa i përket familjes së Tahir Mehës, është shumë e vërtetë se gruaja e Avni Spahiut kishte lidhje familjare me ta, por dhëndrri i “famshëm” edhe pse kishte punuar si gazetar, kurrë nuk e kishte ngritur zërin për kusheririn e gruas, por,kishte bërë të kundërtën duke bashkëpunuar më regjimin i cili e kishte vrarë Tahir Mehen dhe Babain e tij.
Gjatë vizitës së tij të fundit në fillim të Prillit 2012, kryeministri i Kosovës mori shumë vërejtje nga bashkëatdhetarët në Washington DC dhe në New York, në rastin e New York-ut në prezencën  ambasadorit ju tërhoq vërejtja Hashim Thaqit i cili në vend se të përgjigjej e ndërpreu drekën me arsyetimin se i kishte ardhur koha për të shkuar në një takim tjetër.
E mbante afër kryeministri duke besuar se në njëfarë mënyre do t`i kthente një imazh më të mirë në komunitet, mirëpo procedura për largimin e tij veq kishte filluar formalisht nga ministria e jashtme dhe me të kuptuar realitetin për veprimtrinë e mëhershme anti-shqiptare dhe në njëfarë mënyre edhe anti- amerikane Desku për Kosovën dhe Shtëpia e Bardhë e kishin përshpejtuar procedurën dhe Senati menjëherë e kishte pranuar kërkesën për emërimin e një ambasadori tjetër duke kërkuar nga Spahiu që ta dërgonte me shkrim letrën e largimit nga detyra.
Ministria e Jashtme dhe personat e tjerë në qeverinë e Kosovës e kishin kuptuar nevojën e ndërrimit sa më të shpejtë të Spahiut, por hasnin në rezistence nga Presidentja Jahjaga e cila nën influencen e këshilltarit te saj politik Ramush Tahirit i kishte premtuar Spahiut se do të qëndronte edhe më gjatë në postin e tij.
Kyeministri Thaqi, duke u munduar që të luajnë politikën e rehabilitimit të atyre që i kishin shërbyer sistemit Jugosllav, përmes Ministrisë së Jashtme i kishte ofruar postin e ambasadorit në Holandë e në këtë mënyrë do të shpërblehej disfata e ambasadorit. Kjo ide tani vetëm sa u  tbë edhe më e pa-realizueshme pas  ngritjes së zërit në komunitetin shqiptaro amerikan.
Në komunitetin shqiptaro-amerikan, përpos bashkëpunëtorëve që i kishte pasur gjatë shërbimit të tij në vitet e 80`-ta, kishte pasur edhe kundërshtarë që nuk e kishin pranuar në asnjë mënyrë të qenurit e tij si ambasador i Kosovës për të cilën kjo shtresë e kishte ndihmuar shumë çlirimin e saj.
Ai kishte gjetur disa shoqata që dikur ishin të udhëhequra nga ambasada Jugosllave në Washington DC dhe nga konsullata Jugosllave ne New York, e bënë të pamundurën që ta mbanin si krenarinë e tyre por  nxjerrja e fakteve për të kluarën e tij  e kishte zbehur imazhin e tij edhe ashtu të keq.

Avni Spahiu, në të ardhmen mund të ballafaqohet me drejtësinë amerikane pasi që i kishte quajtur qytetarët amerikan më prejardhje shqiptare si armiq vetëm pse këta kishin zhvilluar veprimtari anti-Jugosllave.
Para se të bëhej publike për opinionin, një zyrtar i lartë i Departamentit të Shtetit kishte deklaruar se procedura për sjelljen e një ambasadori të ri nga Kosova është përshpejtuar dhe çështja Spahiu është duke u marrë seriozisht.

Me datë 17 Prill 2012, nga Ministria e Jashtme e Kosovës i erdhi Avni Spahiut një shkresë zyrtare me anë të së cilës i kërkuan që pas dy ditësh  ta dorëzojnë detyrën tek ambasadori i ri Akan Ismajli.

LETRA ZYRTARE E MPJ-SE

Një mësim për vendim marrësit në Kosovë, se në të ardhmen duhet të jenë pak më të kujdesshëm në emërimin e përfaqësuesve të atij shteti në mënyrë që të mos i lëndojnë mërgimtarët të cilët kanë bërë aq shumë në çlirimin e Kosovës.

 

Shkruan: Qazim Doda

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu