Avni Zogiani e “demolon” Abrashin

0
854

Avni Zogiani

Opinionisti dhe ish-gazetari, Avni Zogiani, ka reagur ndaj deklaratës së zëdhënsit të Qeverisë, Arban Abrashi,  i cili në një parqitje televizive kishte lavdëruar  kryemistrin  serb, Aleksander Vuçiq që sipas Abrashit kishte  bëri ofertë te sinqertë për ndihmë rreth vershimeve.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë: “Ministri Abrashi thote, Vuciq beri oferte te sinqerte per ndihme rreth vershimeve….. Po, edhe Kosova ne kushtetuten e Serbise, eshte oferte e sinqert… Prandaj, urdheroni LDK….. Po vec ju ama…., përfundon Zogiani.

Abrashi

Abrashi: Vuçiq ofroi ndihmë të sinqertë për vërshimet

Abrashi e ka konfirmuar telefonatën e Vuciq dhe ka dhënë detaje nga ajo bisedë, ku ka treguar se Mustafa ka falendëruar Vuciqin për interesimin e shprehur.

“Paradite Vuçiq e ka telefonuar kryeministrin Mustafa për t’i dalë në ndihmë vendeve të përmbytura nga  vërshimet, Mustafa e ka falënderuar për interesimin dhe ndihmën e ofruar dhe i ka treguar për gjendjen në Kosovë ku i ka treguar se gjendja është nën kontroll.”

“Vetë fakti që një kryeministër e thërret një kryeministër tjetër, besoj që oferta është e sinqertë.”

“Mustafa ka falënderuar Vuçiqin dhe me kaq kanë përfunduar bisedën.Abrashi thot tutje se nuk kam informata për thirrje nga ndonjë vend fqinj tjetër i Kosovës,” duke aluduar ne Shqiperin.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu