Avokati Tomë Gashi ka thënë se arrestimi i mbrëmshëm i Albin Kurtit është krejtësisht politik dhe fajtore për këtë nuk është policia, por kryekëput politika qe e instrumentalizon policinë.
“Intervistimi i Albin Kurtit nuk mundet te detyrohet”, ka thënë Gashi.
“Unë mendoj se kjo është krejtësisht politike, dhe më së paku ka faj policia e Kosovës, por ajo është keqpërdorë nga politika”.
Ai thotë se askush nuk ftohet të intervistohet pas orës 21:00 h të mbrëmjes. “Sipas dizpotivave ligjore policia lëndën mund ta dërgojë në prokurori”.
“Në mënyrë të shantazhuar, të dirigjuar, të shqetësohet dikush të ndalohet pas orës 21:00 h që nuk lejohet duke e marr parasysh pozicionin politik të tij dhe imunitetin e tij, vetëm rastet urgjente intervistohen pas kësaj ore. Atij i dihet adresa, vendi i punës dhe është person i njohur. Nuk është normale me marr në pyetje dhe të tentohet të arrestohet pas orës 21.00 h. Ndërsa s’ka obligim me u përgjigj në ftesës për intervistim”, ka shpjeguar Gashi.