Avokati: Prokuroia kundërligjshëm po e mban peng babin për krimin e supozuar të të birit

0
780

Avokati Besnik Berisha po thotë se klienti i tij, Xhemajl Maliqi po mbahet peng në mënyrë të kundërligjshëm nga Prokuroria, për një krim të supozuar që e ka kryer i biri i tij.

Lexojeni të plotë njoftimin e Avokatit Besnik Berisha:

“Ne cilesine e perfaqesuesit te autorizuar te familjes Maliqi nga Podujeva, me respekt ftoheni ne konferencen per media qe do te mbahet sot, me 7 Mars 2014, para Gjykates Supreme te Kosoves, Prishtine, me qellim te denoncimit te skandalit te organeve te drejtesise dhe keqperdorimit te autorizimeve nga Prokuroria e Shtetit dhe Gjykata.

Ceshtja te ciles i referohem ka te bej me privim te kunderligjshem nga liria te qytetarit Xhemajl Maliqi, i cili penalizohet edhe me tutje dhe mbahet nen ndalim policor, vetem sepse djali i tij dyshohet te kete asgjesuar 280, 000 euro te Bankes Kombetare Tregtare ne Podujeve, dhe meqenese Policia akoma nuk ka arritur te gjej keto te holla, ata, me urdherin e Prokurores se shtetit, teresisht te kunderligjshem arrestuan dhe mbajne ne ndalim policor prindin e te pandehurit, duke shpresuar se nje veprim i tille do te beje trysni tek djali – i dyshuari per asgjesimin e parave te bankes.

Meqenese kemi te bejme me nje skandal te llojit te vet dhe qe gjason me veprimet e Prokurorise te para viteve 1998, sot, gjate kohes sa do te mbahet seanca per caktimin e mases se paraburgimit, do te shpalosen detajet e ketij skandali.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu