Avokatja që do ta mbrojë Haradinajn në Francë

0
952

Avokatja që do ta mbrojë Haradinajn në Francë

Ramush Haradinajn, nuk ka të drejtë ta mbrojë avokati i tij, Arianit Koci, në seancën gjyqësore që pritet të mbahet ditën e enjte në Francë, përkatësisht në qytetin Mulhouse për shkak të rregullave në këtë shtet.

Por, këtë pritet ta bëjë një avokate franceze.

Arianit Koci, në intervistën dhënë RTV Dukagjinit, bëri me dije se avokatja Rachel Lindon do ta mbrojë Haradinajn, deri sa në seancë pritet të jetë edhe vet ai, por në cilësinë e asistentit të saj.

“Ligji në Francë nuk lejon që një avokat i huaj ta mbroj një person që gjykohet në këtë vend. Prandaj, Rachel Lindon do të jetë avokatja që do ta mbroj zotëri Haradinajn në seancën e së enjtes”, ka thënë Koci.

“Deri sa unë do të jem aty për ta asistuar atë. Ajo është një avokate parisiene, dhe e profesionalizuar në çështjen e ekstradimeve”, ka shtuar Koci.

Ramush Haradinaj është arrestuar të mërkurën e 4 janarit, në aeroportin e Baselit në Francë, në bazë të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu