Azem Syla komandonte grupin kriminal të SHIK-ut

0
665

Ish-komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla, pas luftës ishte udhëheqës i një grupi kriminal që funksiononte në kuadër të Shërbimit Informativ të Kosovës, (SHIK). Kështu thuhet në aktgjykimin e nxjerrë në rastin Bllaca II, një kopje të cilit e ka siguruar gazeta “Tribuna”.

Në arsyetimin e këtij aktgjykimi, thuhet se është fakt i provuar përtej dyshimit të arsyeshëm, se Nazim Bllaca e kishte marrë armën e tipit Scorpion afër Hotelit Victory më 6 gusht 1999 në një makinë, ku mes të tjerëve ishte edhe Azem Syla.

“Pistoleta ishte sjellë nga Fahredin Gashi për Nazim Bllacën. Nazim Bllaca, Fahredin Gashi, Sadik Abazi, Bekim Syla dhe Shpresim Uka, më pas vozitën me makinë në lokalet e të ndjerit Ibush Kllokoqi, në drejtim të Kodrës së Diellit”, citon gazeta arsyetimin e aktgjykimit, në bazë të të cilit janë dënuar me burgim Shpresim Uka, Sadik Abazi, Driton Hajdari, Bekim Syla dhe Shaban Syla me gjithsejtë 54 vjet burg për vrasjen e Ibush Kllokoqit, vrasjen e rëndë në tentativë të Ismet Arifit e Adem Salihajt.

EULEX-i, në tetor të vitit të kaluar i ka pezulluar hetimet ndaj Azem Sylës, por emri i tij përmendet në aktvendimin e gjyqtarit gjerman Tore Thomassen, si udhëheqës i këtij grupi kriminal që kreu vrasje politike pas luftës. /tribuna/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu