Azem Syla :Si djal i vetem i prinderve te mi jetën ja kushtova kombit(video)

0
566

Azem Syla, deputet i PDK-së, në Kuvendin e Kosovës ka folur në emisionit Debat në RTK për akuzat e shumta që kohëve të fundit i janë adresuar atij, si ajo se e ka mashtruar Zvicrën duke marrë pension invalidor, se ka keqpërdorur 40 mijë marka gjermane, dedikuar për armatimin për familjen Jashar, si dhe për akuzat se si njeri i SHIK-ut ka dorë në disa vrasje, për çka akuzohet nga Nazim Bllaca.

“Janë shpifje. Janë mashtrime. Këto janë sulme të caqeve të caktuara që tentojnë të me denigrojnë mua si një njeri që tërë jetën ja kushtova lirisë së Kosovës. Tentim të njollosem unë, miqtë e mi, lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Deputeti i PDK-së, Azam Syla.

Ai ka mohuar se ndaj tij shteti zviceran ka filluar hetime, për si shkruan shtypi, keqpërdormi të mjeteve, dëmtim të shtetit zviceran. “Që nga viti 1994 kur kam shkuar në Zvicër dhe kam fituar të drejtën e azilantit politik kam marrë ndihmën e azilantit që më ka takuar sipas ligjeve zvicerane, por jo pension invalidor, si shkruajnë sot disa media”, thotë Syla.

“Kam qenë në Zvicër së fundi dhe kam folur me ta. Ndihma kam marrë deri në fillim të vitit 2011 kur kam nisur të marrë pagën e deputetit të Kuvendit. Nuk i kam marrë të dyja”, ka deklaruar Syla, duke shtuar se që nga marsi i vitit 2011 kur ka marrë të ardhurat si deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk ka marrë më ndihma të azlantit nga ky shtet.

Syla ka thënë se për momentin nuk ka hetime nga Prokuroria zvicerane, porse beson fuqishëm në drejtësinë e Zvicrës.

Kurse sa i përket akuzës së bërë para disa ditësh, nga ana e Rexhep Selimit, për atë se nuk dihet se çka është bërë me një shumë parash prej 40 mijë marka të cilat, sipas Selimit, ishin të dedikuara për blerjen e armatimit për familjen e Adem Jasharit, Syla tha se këto mjete nuk kanë kaluar nëpër duar të tij dhe se këtu nuk ka kurrfarë keqpërdorimi të mjeteve nga ana e tij . Ai tha se në Kosovë kanë hyjë shumë armë dhe nuk ka çka të thotë për ato akuza, të cilat i quan shpifje.

I pyetur për akuzat e Nazmi Bllacës për disa vrasje në kohën e pasluftës në Kosovë, Syla tha se ai nuk ka qenë kurrë shef i SHIK-ut, dhe akuzat i quajti shpifje që kanë qëllim bëhen për të denigruar figurën e tij dhe luftën çlirimtare.

Kurse lidhur me kërkesën e eurodeputetes, Ulrike Lunacek, që ai të jap dorëheqje si deputet që është, Syla tha se Lunacek nuk është e informuar rreth akuzave ndaj tij, apo si i quan ai, ndaj shpifjeve që bëhen me qëllim denigrimit të tij dhe luftës për çlirimin e Kosovës.

 

http://web.kosovalbaner.com/vm/2012/03/azem-syla-si-djal-i-vetem-i-prinderve-te-mi-jeten-ja-kushtova-kombitvideo/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu