Azemi: Po kolonizohet veriu, kërkojmë që të ndalen ndërtimet e strukturave paraleve

0
724

Veriu

Problemet e shqiptarëve në veri në kohën kur nuk janë formuar institucionet e Kosovës të dala nga zgjedhjet e qershorit, kanë filluar të rriten.

Zëvendëskryesuesi i Kuvendit të Komunës së Mitrovicës veriore, Emir Azemi, në emër të grupit të gjashtë këshilltarëve jo shqiptar të Kuvendit Komunal të Mitrovicës së veriut, ka reagur për fillimin e punimeve të një objekti kolektiv në Lagjen e Boshnjakëve nga strukturat paralele.

“Në orët e mbrëmjes patëm konsulta të përbashkëta me gjithë këshilltarët jo serbë. Në këto konsulta morëm qëndrim të reagojmë dhe kërkojmë menjëherë që punimet që kanë filluar në lagjen e boshnjakëve në ndërtimin e një objekti kolektiv nga struktura ilegale serbe të ndërpriten nga organet lokale. Nëse ato nuk marrin masa atëherë kërkojmë nga ato qendrore”, deklaroi për Veriu.info asambleisti Azemi,

Ai thotë se qëllimi i këtyre ndërtimeve është politike dhe strategjike në dëm të komuniteteve jo serbe.

“Ky kolonizim për gjithë këshilltarët jo serbë është i pa pranueshëm andaj ne kërkojmë që të merren masa në ndalim të menjëhershëm”, thotë Emir Azemi, i cili është asambleisti nga radhët e PDK-së në Kuvendin e Komunës të Mitrovicës së veriut. /Veriu.info/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu