‘Bac u kry’ vetem pas bashkimit kombëtar

0
858

Ndryshe që një ditë më parë krerët më të lartë të shtetit nuk u pritën nga familja Jashari, i pari i Kuvendit Jakup Krasniqi pati tjetër fat. Pasi bëri homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz, ai ja mësyu Kullës së familjes Jashari ku tek dera jashtë e priti vet Murat Jashari, ndërsa brenda anëtarët e tjerë të kësaj familje.

Në anën tjetër kryetari i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli ka thënë se ende nuk është kryer amaneti i dëshmorëve . Ai pohon se kur shqiptarët të jetojnë në një shtet të vetëm do të qohet në vend amaneti i të rënëve dhe atyre që luftuan për këtë vend.

Homazhe në Prekaz bëri edhe rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi bashkë me punëtorët e administratës së tij.

Ndërkohë, Jakup Krasniqi pasi bëri homazhe tha se ajo që ka ndodhur në Prekaz ka ndryshuar rrjedhën e historisë.

“Është bërë traditë që në çdo përvjetor të pavarësisë të vijmë Prekaz,ta kthejmë pak kujtesën për të kujtuar ngjarjet heroike gjithsesi edhe të dhimbshme që kanë ndodhur këtu , ngjarje që kanë ndryshuar rrjedhat e historisë. Mund të themi që burimi i lirisë së Kosovës, burimi i pavarësisë së Kosovës, burimi i demokracisë në Kosovë dhe burimi i perspektivës së Kosovës ka nisur në këto troje dhe është shtrirë në çdo cep të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa pari edhe nga ata që përmendën një shtet të vetëm. Kreu i OVL të UÇK-së, Muharrem Xhemajli tha se pavarësia është krijuar si rezultat i luftës së UÇK-së dhe sakrificacave të qytetarëve në përgjithësi.

Xhemajli pohoi se ‘Bac u kry’ mund të thuhet vetëm kur shqiptarët të jetojnë në një shtet ë vetëm.

“Edhe kjo pavarësisë që është, nuk është qëllim i luftëtarëve, nuk ka qenë qëllim i dëshmorëve por është një hap për të shtyrë përpara dhe për të ecur përpara si popull shqiptarë. Prej këtu ju qojmë mesazh të gjithë shqiptarëve kudo që janë që të jenë më të bashkuar, që të punojnë së bashku për të realizuar amanetin e dëshmorëve, amanet të cilin të cilin ne të gjithë po thirremi në amanetin e tyre, në sakrificën e tyre, në gjakun e tyre por pak por fatkeqësisht jemi pak duke punuar, kështu që duhet që të punojmë shumë më shumë që të realizojmë amanetin e tyre dhe për të thënë ‘Bac u Kry’, e këtë mund ta themi vetëm atëherë kur shqiptarët jetojnë në një shtet të vetëm dhe shqiptarët janë të bashkuar”, ka thënë ai.

Ndërsa, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi ka pohuar se të gjithë duhet përkulur përpara varreve dhe gjakut të dëshmorëve, ngase gjithë të arriturat e vendit burimin e kanë këtu.

“Menaxhmenti i UP-së ka ardhur të shpreh konsideratën më të lartë për këtë vend dhe për këtë gjak që është derdhur, mendojë që të gjitha arriturat që ka Kosova dhe ato që do të ketë sot e në përjetësi, burimin e kanë këtu, mbi gjakun e dëshmorëve dhe mbi sakrificën e popullit shqiptarë kudo që ka qenë në vitit e stuhishme të luftës. Ne sot e përgjithmonë do të përkulemi me pietet dhe respekt të madh përpara varreve dhe gjakut të dëshmorëve, sepse gjithë të mirat që kemi këtu e kanë burimin”, ka thënë ai.

Gjatë ditës, homazhe në kompleksin Memorial Adem Jashari, në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës kanë bërë edhe shumë qytetarë.

Në orët e hershme të mëngjesit homazhe bëri edhe i pari i Skenderajt, Sami Lushtaku i cili ndryshe nga Krasniqi nuk u prit në familjen Jashari.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu