Bagëtitë e ngordhura nga “Gjuha blu” shiten tek mishtoret

0
734

Delet

Sëmundja “Gjuha blu” që prek kryesisht bagëtitë e imëta po përhapet me shpejtësi në të gjithë vendin dhe masat e marra nga Ministria e Bujqësisë nuk po japin e efektin e duhur.

Problemi qëndron në faktin se blegtorët kanë shpërfillur urdhrat e specialistëve për groposjen e bagëtive të prekura nga “Gjuha blu” dhe disa i kann hedhur ato në lumenj, duke u kthyer kështu në një rrezik edhe për përhapjen e viruseve të tjera më të rrezikshme.

Gjithashtu shumë nga blegtorë e kanë shitur mishin e bagëtive të prekura nga kjo sëmundje, një veprim ky që mund të sjellë pasoja shumë të rënda për shëndetin e konsumatorëve.

Momentalisht situata më problematike paraqitet në rrethin e Kolonjës.

Dhjetëra bagëti kanë ngordhur si pasojë e këtij virusi, teksa blegtorët pohojnë se medikamentet e marra nuk kanë dhënë efektet e pritura.

Blegtorët i bëjnë apel Ministrisë së Bujqësisë të marrë masa për këtë situate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu