Bajrush Morina: Nuk ka dhe nuk duhet të ketë komb kosovar

0
769

bajrush-morina

Analisti dhe gazetari , Bajrush Morina, ka thënë se ideja e krijimit të kombit kosovar është shumë e rrezikshme, në radhë të parë për shqiptarët e Kosovës.

“Tendenca e një kombi të ashtuquajtur komb Kosova është një tendencë e kahershme e regjimit serb, e sidomos e liderëve serb që sot janë në pushtet. Nuk ka dhe nuk duhet të ketë komb kosovar. Duhet të bëhet dallimi midis kombit dhe shtetësisë”, ka thënë Morina, në emisionin “Kontakt”, në Tribuna Channel.

Sipas tij edhe nëse bëhet një gjë e tillë kjo nuk do të ketë kurrfarë efekti në Bruksel.

“Skena politike në Kosovë është shumë e trazuar, atmosferë shumë e tendosur , shumë e zymtë, dhe unë dyshojë se koalicioni qeverisës i ka numrat për të kaluar Demarkacionin, prandaj dyshojë se do të kemi së shpejti lëvizje të lirë”, ka thënë Morina.

Ai ka thënë se Brukseli vazhdimisht po gjen kushte për Kosovën vetëm për të mbetur të izoluar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu