Bajrush Morina zëdhënës i Qeverisë PDK-LDK?

0
812

bajrush-morina

Publicisti i njohur nga Kosova dhe drejtuesi i Botapress i cili në zgjedhjet e Qershorit ishte edhe kandidat i LDK-së për deputet duket se do të jetë pjesë e kabinetit qeveritar të Isa Mustafës.

Siç mëson Gazeta Blic nga burimet e afërta me Kryeministrin Isa Mustafa, për dallim nga Thaçi, kryeministri i ri ka vendosur që menjëherë me fillimin e punës të emërojë edhe zëdhënësin e Qeverisë- aq të munguar në qeverisjen e fundit të Hashim Thaçit.

Prania e shpeshtë e Morinës në ekranet televizive dhe mënyra sesi ai në një formë a tjetrën e mbron “martesën” PDK-LDK dhe sidomos vendimin e Mustafës për këtë koalicion duket që do t’i shpërblehet me një vend të ri dhe interesant të punës: zëdhënës i Qeverisë së Kosovës.

Bajrush Morina njihet si hartues i aktakuzave për ish luftëtaret e UCK-së dhe kreret e saje, si hashim Thaqi, Azem Syla, Xhavit Haliti, Kadri veseli, per te gjith keta, Bajrush Morina vazhdon të thot se i takoin grupit kriminal SHIK- dhe nentokes së erret që kan vrare dhe kan dhene urdhera për te vrare njerzit e LDK-së.

Gazeta Blic ka provuar të komunikojë me Bajrush Morinën për këtë temë por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike.

Burimi i Gazetës Blic ka thënë se “nuk e di nëse Bajrush Morina e din që Kryeministri do ta thërret por gjasat janë të mëdha që do t’i ofrohet kjo detyrë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu