Baki Kelani”: Shumë humor në Facebook, me zëdhënësin e Policisë (Foto)

0
829

8000

Pas deklaratës së tij dhënë dje gjatë një konference për shtyp – se në protestën e opozitës ishin tetëmijë pjesëmarrës – zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, është bërë temë humori në rrjetet sociale.

Kështu, në Facebook është hapur faqja “Fore për Baki Kelanin”, ku persona të ndryshëm postojnë fotomontazhe qesharake apo barsoleta që ndërlidhen me deklaratën e tij, transmeton Telegrafi.

Kështu, njëri shkruan: “Tash kur t’vozitësh 80 km/h edhe të ndalë policia, veç i thua: jo more 8 km/h kesh t’u shku” (sic.).

Ndërsa, një tjetër thotë: “’Zonje urime, jeni ni(shtate)zane dhe jeni ne muajin e trete, djali osht shendosh dhe i ka tre vjet’, Baki Kelani” (sic.).

Po ashtu, në foto nuk mungojnë fotomontazhet, disa nga të cilat mund t’i shihni më poshtë. /Telegrafi/

Baki Kalani

Baki Kelani

Baki Kelani 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu