Balje: Nuk pati gjykatë për Srebrenicën e po bëhet për Kosovën

0
773

Balje

Deputetja boshnjake, Duda Balje ka thënë se nuk do të votojë gjykatën speciale pikërisht për këtë arsye, “Nuk është formuar gjykatë speciale për Srebrenicën e po formohet gjykatë speciale në Kosovë”.

Deputetja nga komuniteti boshnjak në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ka thënë se nuk do ta votojë gjykatën speciale, kur ligji  të vijë në Kuvend.

“Nuk është formuar gjykatë speciale për Srebrenicën e po formohet gjykatë speciale në Kosovë”, ka thënë ajo në një konferencë në qendrën mediale në Cagllavicë, raporton Kim Radio, transmeton Klan Kosova. Nuk them se ata që kanë bërë krime nuk duhet të përgjigjen.

Drejtësia ndoshta është e ngadaltë, por ajo vjen, kjo është e sigurt”, ka thënë Balje.

Për më tepër, Balje tha se kryeministri aktual i Kosovës po i ikën çfarëdo takimi me përfaqësuesit e bashkësisë boshnjake.

“U kam thënë të gjithë atyre që insistojnë të votojnë për këtë gjykatë speciale, kjo Gjykate esht kunder Sovranitetit të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu