Banda Devolli, e kontrolluar nga PDK, vazhdon ta plaçkit Kosovën (Dokument)

0
1739

Shkelqim Devolli

Shkëlqim Devolli, njëri nga dy vëllezërit që e e kontrollojnë Qeverinë e Kosovës dhe të gjitha trupat e pavarur në vend, përveç tjerash qenka edhe Konsull Nderi i Republikës së Maqedonisë në Kosovë (sic)! Ky titull nuk është vetëm honorifik, siç mund ta mendoni, por ka edhe konsekuenca financiare për Republikën tonë.

Me këtë status Shkëlqim Devolli dhe Konsullata e Nderit e Republikës së Maqedonisë ka vetëm përfitime, lirohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar.

Express ka siguruar një dokument ku shihet se Shkëlqim Devolli ka bërë një blerje në vlerë 155 mijë euro dhe ku tregohet se për këtë ai nuk ka paguar TVSH’në, që i bie se në këtë rast shteti i Kosovës ka humbur dhjetëra mijëra euro. Mund ta merrni me mend se sa herë mund të ndodhë një keqpërdorim i tillë, marrë parasysh profilin e kompanisë.

Kjo kompani është e lidhur ngushtë me PDK’në, Qeverinë e Kosovës , dhe me të gjithë trupat e pavarur shtetërore dhe me media të caktuara . Kompania Devolli është në proces të shkatërrimit total të të gjitha bizneseve të vogla dhe të mesme, që rastësisht afarojnë në lëminë ku dominon kjo kompani. Express mëson se posaçërisht dogana e Kosovës i është shtruar pakushte Devollëve.

Qertifikata

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu