Banorë të Tërnit me peticion kontestojnë listen e veteranëve të Neredimes

0
855

veteranet-640x330

Pakënaqësitë me listat e veteranëve të UÇK-së kanë shpërthyer edhe në Zonën Operative të Neredimes.

Të hënën afro 200 banorë të Tërnit të Ferizajit në mesin e tyre edhe veteranë lufte e invalidë, me peticion e kanë kontestuar përbërjen e listës dhe kanë kërkuar korrigjimin e listës së veteranëve të kësaj zone.

“Ne si grup i veteranëve dhe invalidëve nga fshati Tërn reagojmë ndaj padrejtësive që po u bëhen vlerave të luftës së UÇK-së përmes fryerjes së listave me emra të cilët në asnjë formë nuk e kanë ndihmuar këtë luftë, e që për fat të keq kanë fituar statusin e veteranit. Publikimi i listave për verifikimin e statusit të veteranëve, invalidëve dhe dëshmorëve në ZON-it dhe në Brigadën 161 “Ahmet Kaçiku” ka nxitur reagim dhe indinjatë të thellë te banorët e fshatit Tërn, komuna e Ferizajt”, është thënë në një komunikatë që është dërguar dhe nënshkruar nga veteranët e ZON-së.

Komunikatën e kanë nënshkruar, ndërkaq, tre ish-ushtarë të UÇK-së në ZON. Naser Ramadani – veteran, Zejnullah Kajtazi, invalid dhe Shemsi Bajrami, invalid.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu