Baraliu: PAN-i ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit

0
635

Baraliu: PAN-i ta propozojë kandidatin për kryetar të Kuvendit

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Mazllum Baraliu, thotë se zgjedhja e kryetarit të Kuvendit duhet të përfundojë këtë javë dhe të mos i shkaktohen më shumë dëme shtetit.

Zgjidhjen e sheh tek përgjegjësia e koalicionit PAN që siç thotë të mos abuzojë me defektet e Kushtetutës që lejon në infinit të përsëritet propozimi i kryetarit të Kuvendit dhe vazhdimet e seancës konstituive.

“Është një defekt Kushtetute që mund të abuzohet dhe në këtë mënyrë e kemi situatën që dikush ta zvarris procesin”, tha Baraliu, për RTV21, përcjell Telegrafi.

“Zgjidhja është në përgjegjësinë dhe të drejtën e koalicionit PAN, i cili duhet ta propozojë kandidatin e saj”, tha ai.

“Kjo sagë e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit dhe të Kryeministrit duhet të përfundojë këtë javë, sepse kemi vonesa dhe dëme të mëdha që po i shkakton kjo klasë politike shtetit të Kosovës”, tha Baraliu.

Profesori Baraliu, shprehet se për të dalë nga ngërçi i krijuar kushtetuta autorizon që Presidenti, por edhe kryeministri në detyrë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për të shpjeguar situatën e krijuar. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu