Basha dhe Berisha mbledhin pak protestues dhe asnjë policë para Kryeministrisë

0
871

( E plotësuar)

Ka përfunduar protesta në Tiranë e organizuar për të shprehur pakënaqësinë ndaj Qeverisë Edi Rama.

Në fjalimin e tij, Kreu i PDSH’së Lulzim Basha ka akuzuar Ramën kryesisht për braktisjen e premtimeve që ka bërë gjatë fushatës.

Sido që të jetë në protestën para Qeverisë ka marrë pjesë një numër i vogël i protestuesve ndërkohë që aty nuk janë vërejtur as policë.

Por PD në fund të protestës ka falënderuar “150 mijë protestues”për pjesëmarrje.

Lulzim Basha: Premtimet e Ramës si në thënien popullore…’Kalova lumin…’

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha ka akuzuar kreun e Qeverisë Edi Rama se i ka braktisur premtimet që i kishte bërë gjatë fushatës.

Ai ka thënë se Rama kë bërë premtime të cilat duke përmendur thënien “Kalova lumin…”

Basha ka thënë se protestat po bëhet me qëllim që vendi të mos përkeqësohet edhe më tej.

Para protestuesve kanë folur edhe disa punëtorë të administratës që e kanë akuzuar qeverinë e Edi Ramës për humbjen e vendeve të punës.

Nis protesta e PD, Basha dhe Berisha u bashkohen qytetarëve në shesh

Protesta e planifikuar prej ditësh nga Partia Demoratike e Shqipërisë ka nisur me një marshim të qytetarëve nga sheshi ‘Skënderbej’, në simbol të rrëzimit të bustit të diktatorit Enver Hoxha, ndërsa sipas programit të kësaj proteste, turma e njerezve do të zhvendosen me pas në bulevardin ‘Dëshmorët e kombit’ e më pas para kryeministrisë ku pritet të mbajë një fjalë e kreut Lulzim Basha, i cili tashmë u është bashkuar protestuesve bashkë me Sali Berishën.

Pak orë para protestës, nga Kuvendi, ish-kryeministri Sali Berisha bëri thirrje qeverisë të heqë policinë pasi bëhet fjalë për një marshim paqësor. (Gazeta Shqip)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu