Bashkimi evropian po mban qëndrime identike me bashkimin Sovjetik ndaj shqiptarvëve ?

0
770
APART´HEJDI  EVROPIAN NDAJ SHQIPTARËVE

Para  do kohe Christian Schwarz Schiling, ka adresuar kritika të ashpra në adresë të BE për shkak të përjashtimit të Bosnjës e Hercegovinës dhe Kosovës nga procesi i liberalizimit të vizave. Në një intervistë për gazetën gjermane Bild vlerëson “…se heqja e vizave për Serbinë është turpi më i madh i BE deri më tani – me këtë veprim BE po shpërblen vrasësit e Srebrenicës, që kryen gjenocidin më të madh pas Luftës së Dytë Botërore…”!  Derisa  në Kosovë,  nga misioni i BE, po burgosen çlirimtarët!

E zgjodha për hyrje  deklaratën e zotëri Christian Schwarz Schiling,  sepse po jetojmë në një  ambient ku fjala e vendorëve nuk ka efekt pa u than ajo nga e të huajt. Këtë e vërteton edhe një deklaratë e një deputeti i cili me një rast e kishte lutur një të huaj në Kosovë, qe ta shtron një çështje të caktuar, sepse nëse kjo nuk shtrohet nga të huajt nuk kalon në kuvend! Ky është serviliteti tipik i robit politik që nuk po mund të lirohen nga mentalitet autonomist i kohës së regjimit të ish Jugosllavisë.

Kombit Shqiptar në tërësi dhe  Kosovës në veçanti vazhdimisht po i imponohen  nga qendrat e huaja zgjedhje të dhunshme të sundimit kolonial kundër interesave kombëtare të shqiptarëve dhe ato po na prezantohen kinse janë “në interes të shqiptarëve”! Pranimi i tyre duhet  bëhet pa kushte,  “se ndryshe shqiptarët i pret fati i Çeçenisë”!   Prej ndryshimit të flamurit ton kombëtar e imponimit të dhunshëm të  Kushtetutës e Ligjeve antishqiptare të Ahtisarit e deri te negociatat me Serbinë, në kurrizin e Kosovës, po bëhen me parullën  se ato janë “në interes të shqiptarëve”!  Bile edhe shkatërrimi i shtetit, i ushtrisë dhe i armëve të ushtrisë, në të gjitha anët e kufijve ndër shqiptar, e deri te ndarja e shqiptarëve në 6 shtetet, si pas tyre, na “qenka në interesin ton”!

Së fundi edhe disa diplomatë që shtihen si miq tanë, dolën në mbrojtje të bisedimeve Bruksel – Beograd të cilave në dëmin e Kosovës po ju prin një Hajrie Spikerica e BE,  duke deklaruar se “ne nuk do ti përkrahnim këto negociata sikur ato  të ishin në dëmin e Kosovës”! Edhe pse ato me sy mbyllur duken se janë në dëmin e Kosovës. Kosova nuk është në moshën jomadhore andaj  nuk ka nevojë ta mëson askush se çka është në dobi e çka është dëmin e saj! Si ka mundësi që  dikush  nga një vend apo kontinent tjetër ti di më mirë se ne vet se cilat janë interesat tona? Aq larg kanë shkuar sa  në emër të “mbrojtjes së interesave tona” po na mohohet  edhe vet e drejta në  liri e  vetëvendosje!

ÇFARË PUSHTETI INSTALOI BE-a NË REPUBLIKËN E KOSOVËS PAS 1999?
Ne hymë në shekullin e ri me zhelet e shekullit të vjetër duke filluar nga policia e prokuroria e deri te presidenca, në krye te cilave gjendeshin apo gjenden ose   pseudokomunistët kriminel të diktatorit Tito, ose fëmijët e familjeve të tyre, të cilët krah për krah me disa renegat të ish lëvizjes së rezistencës, që u shndërruan në vasal të sundimit të ri kolonial. Ata dolën bile edhe më cinik se sa PLEHU I KOSOVËS që ishte  Drejtor  i Hotelit ”BIRA MINIT 300 GROSH”  dhe banda e ti, në kohën e diktaturës jugosllave. Të mësuar me jetuar mirë si shërbëtor te sundimeve të huaja  ata po  e kryejnë punën kundër popullit të vet me zell të madh dhe vet po jetojnë shumë mirë prej kësaj pune të ndyrë.

Pushtetarët e tillë vasal  pranojnë “integrimet” nën  çdo lloj sundimi të huaj, sepse vet janë të pa aftë që  t´a qeverisin dhe zhvillojnë vendin pa tutela të huaja. Me që janë të pa aftë me qeveris vendin ata na premtojnë  se vendin do ta integrojnë nën BE e NATO, që ta qeverisin të huajt, dhe  do të na  heqin edhe  vizat që populli të ikë  sa më larg nga vendi i vet.  Pos tjerave edhe heqja masive dorë nga shtetësia dhe vetëvrasjet e shtuara dëshmojnë mjerimin e këtij pushteti mizor. Pushtet i cili buxhetin për luksin e vet e siguron edhe duke shitë letra pa vlerë për deviza, përmes të “industrisë të sigurimeve”, që si banda të organizuara i qesin pritat në kufi si hajdut duke i plaçkitur mërgimtaret. Mërgimtarët, të cilëve në Kosovë as pjesëmarrja në zgjedhje as në regjistrim nuk ju mundësohet!  Mendojnë këta kusar politik se dashuria ndaj atdheut dhe  vuajta e mërgimtarëve nuk i lejon të shohin kusarin e tyre.

Natyrisht se “nën dardha pikin dardha dhe ata që rrinë nën dardha hanë dardha” thotë populli i ynë i urtë. Kjo i qoi nën dardha edhe disa ish revolucionar  që  doli se edhe ata kishin merak me hëngër dardha nga djersa e gjaku i popullit të vet! Prandaj është iluzion, që ata që e kanë sjell UNMIK-un e EULEX-in dhe që e kanë miratua  dhe po e zbatojnë Kushtetutën e  Ahtisarit, mund të realizojnë ndryshimin e Ligjit Zgjedhor dhe ndryshimet e Kushtetutës, që do të ua përmbyste karriget në pushtetin e tyre vasal. Prandaj në Kosovë nuk mund të ndodhin ndryshime kushtetuare nga ata që e kanë sjell Kushtetutën Ahtisarit, por vetëm nga ata që Kushtetutën e Ahtisarit e përmbysin  në tërësi së bashku me  ata qe e kanë miratua dhe  që e kanë zbatua atë Kushtetutë,  e cila deri në fund është antishqiptare.

Përmbysja e Kushtetutës të Ahtisarit së bashku me  ata qe e kanë miratua dhe  që e kanë zbatua atë Kushtetutë, duhet të ndodh në rrugë demokratike dhe me mjete ligjore, njashtu si shkoi regjimi i Honekerit në ish RD të Gjermanisë. Por nëse ata përdorin  krime e dhunën me mbajt pushtetin me çdo kusht në duart e tyre, si ishte rasti Çausheskut,  ku me votat e të vdekurve e në rrugë tjera kriminale,  atëherë ndaj tyre duhet ndërmarr masa legjitime e demokratike  për mbrojtjen e vendit  nga këso lloj bandash. Zaten të gjitha  sundimet e huaja  koloniale për kolaboratorë të pushteteve të veta vasale zgjedhin këtë lloj soji njerëzish dhe i mbajnë në pushtet për aq kohë sa kanë nevojë për llojin e tyre. Natyrisht edhe  me zgjedhje të falsifikuara  të SMS “demokracisë”!  Ndryshimi i Kushtetutës, i Ligjit Zgjedhor dhe KQZ duhet të vjen nga Akademia e Shkencave dhe jashtë Partive Politike që kanë marrë  pjesë në  miratimin dhe zbatimin e Planit të Ahtisarit, ndryshe nuk do të ketë kur far ndryshimesh!

PSE U ANASHKALUA AQDEM DEMAÇ NGA BE-a?
Me që këto politika antishqiptare nuk do të mund ti zbatonin përmes të Adem Demaçit dhe njerëzit si Adem Demaçi, ata edhe u anashkaluan nga institucionet dhe u favorizuan njerëzit e ish regjimit jugosllav  dhe disa renegat të suksesshëm.  Në të njëjtën kohë u hap fushata kundër UÇK-ës duke bërë përpjekje që  të e kriminalizojnë karakterin e saj çlirimtar përmes të disa kriminelëve ordinar dhe përmes të  disa bashkëpunëtorëve të ndyre të UDB-ës jugo-sllave!

Duhet pas parasysh se edhe pse formalisht me 17 shkurt 2008 u shpall pavarësia, Kosova nuk e ka pa as nuk e ka shijua as një ditë të pavarësisë së vet. Shkuarja e sundimit  të Beogradit dhe ardhja e sundimit të Brukselit nuk është pavarësi, por ndryshim i sundimeve koloniale. Integrimi i dhunshëm i Kosovës nën  sundimin e BE dhe NATO i cili do të vjen  pas “përfundimit” të misionit të EULEX-it, para integrimit të  Kosovës me shtetin amë Shqipërinë, do të thotë se Republika e Kosovës as nuk e ka shijua as nuk do ta shijon as një ditë lirie dhe as një dite pavarësie,  pa polici e ushtri të huaja, as në të ardhmen. Por, këto llogari të bëra prapa shpinës së popullit ton nuk do të dalin ashtu!

Bisedimet  me Beogradin që po i udhëheq Brukseli (i cili nuk e njeh pavarësinë e Kosovës) në emër të Kosovës, në  dëmin e Kosovës mund të vazhdojnë – por, pa Kosovën. Sepse Qeveria e dalë nga zgjedhjet e falsifikuara  të Dhjetorit 2010 e që u dëshmua me numrin e rrejshëm të votuesve  edhe pas regjistrimit të falsifikuar popullsisë të Prillit 2011, nuk e ka mandatin të vendos as gjë në emër të Popullit të Kosovës. Në emër të kombit mund të flas çdo qytetar që i mbron interesat  e vërteta kombëtare! Por, nëse dikush merr vendime  në kundërshtim me interesat  e vërteta kombëtare, ato vendime nuk kanë kur far vlere  edhe nëse ato vijnë nga ndonjë  Ministër, Kryeministër, President apo edhe  Mbret!

Një vend është i lirë, i pavarur e sovran vetëm atëherë kur ai vet vendos për fatin e vet, kur as një  gjykatës, as një polic dhe as një ushtari i huaj nuk gjendet brenda territorit të ati  shteti dhe kur ai është plotësisht i bashkuar, i pavarur dhe i barbarë me shtete tjera. Derisa në mesnatë në dhomat e gjumit të shqiptarëve ju hynë policë e ushtarë të huaj me i burgos ata në vatrat e veta pse kanë luftuar për lirinë e vendi të vetë, kjo nuk ka lidhje me lirinë as me pavarësinë e vërtetë të as një vendi. Nëse dikush mendon se liria perëndimore vjen me terror muzikor në qendrën e Prishtinës, në kohën kur njerëzve ju duhet pushimi ditor, atëherë e ka gabua adresën. Në perëndim terrori muzikor bëhet 5 kilometra larg vendbanimeve dhe policët e ushtarët e huaj nuk mund ti burgosin shtetasit në vend tjera!

AZEM SYLA DHE SERIALI I BE:  BLLACA I, BLLACA II DHE BLLACA III…
Tani kur nga UDB-a  e quajtur EULEX po përgatitet edhe burgosja e Komandantit të SHP të UÇK,  Azem Syla, Deputet i Parlamentit të Republikës së Kosovës, me sinkronizimin e aferave të kriminelëve – agjent serb, si Bllaca I, Bllaca II, Bllaca III etj. që po dalin me intervista me fejtone në gazetën “borba” dhe “komunist” që tani po botohen në gjuhën shqipe  me disa emra tjerë shqip në Kosovë, po paralajmërohet  vazhdimi i një fushat të re të terrorit gjyqësor e policor që u ndërpre nga Beogradi me 1999 dhe që pas 1999 u vazhdua nga Brukseli,  ndaj të gjithë ushtarëve të UÇK-ës.

Mendoj se fushata kundër eprorëve më të lartë është kah zhvillohet me synim të diskreditimit të UÇK-ës e të luftës ton çlirimtare 30 vjeçare të filluar me 1981, dhe për arsyetimin gjenocidit serb ndaj shqiptarëve! Andaj kjo nuk është mbrojtje personale as e Azem Sylës dhe e askujt personalisht, por është mbrojtje e vlerave të luftës të UÇK. Është mbrojtje e heronjve, e dëshmorëve, e martirëve, e grave të dhunuara nga çetnikët serb! Është mbrojtje e gjakut të derdhur për liri kudo në atdheun ton të copëtuar nga fuqitë e vjetra të Evropës dhe gjakut të derdhur të dëshmorëve tanë nëpër metropolet e Evropës nga dora e UDB-es e me lejen  heshtur të  autoriteteve lokale! Është në mbrojtje të gjakut të invalidëve veteran të UÇK-ës që sot janë në grevë në Prishtinë për të drejtat tona të nëpërkëmbura nga  ky pushtet vasal, që për  luksin e vet nuk kursen as gjë, por që as pas 12 viteve nuk është në gjendje të nxjerr një ligj për mbrojtjen e vlerave të luftës! 

Të jam i qartë se, unë si ushtar i UÇK-ës hapur dal në mbrojtje të të gjitha veprave patriotike edhe të Azem Sylës si Komandant  i UÇK (e jo si politikan i PDK) edhe të çdo ushtari tjetër të kryer gjatë luftës apo pas luftës në mbrojtjen e Kosovës nga armiqtë dhe veglat e tyre. Por, distancohem nga secili, e kushdo qoftë ai apo  ata që kanë kryer çfarëdo krimi personal  ndaj kujt do qoftë për interesa të tyre private dhe kërkoj me këmbëngulje që nga ata UÇK të distancohet dhe që ata të marrin dënimet e  merituara nga institucionet e Drejtësisë të  Kosovës  e assesi nga të huajt.  Ne nuk do të lejojmë as nxitjen e përçarjeve  të Brukselit mes shqiptarëve dhe as dënimin e  kryesve e veprave të dënueshme  ndaj vendit tona nga të huajt!

KOSOVA ËSHTË DIFERNCUAR
NË ATA QË JANË ME PLANIN  E AHTISARIT DHE NË ATA QË JANË ME
BETIMIN E UÇK-ës
Të jemi të çartë! Sikur që kjo ka ndodhur në krejt Kosovën  edhe brenda UÇK-ës është bërë diferencimi mes atyre që i mbetën besnik Betimit të UÇK-ës, që ishin e janë kundër Planit të Ahtisarit dhe në ata që e miratuan dhe po e zbatojnë Planin e Ahtisarit apo që  pas lufte kanë sharrua në krimet e veta për pasurimin e vet të pa ligjshëm! Andaj,  njësoj  hapur distancohem nga të gjitha ata që e kanë miratua dhe që e zbatojnë Planin e Ahtisarit, i cili  prezanton bazën teorike të apart´hejdit të BE ndaj shqiptarëve, dhe bëj thirrje te të gjithë bashkëluftëtarët që të bashkohen e solidarizohen  mes veti, edhe për interesa individuale edhe për realizimin e  interesave kombëtare që i kemi të formuluara çart në Betimin e UÇK-ës!   Një për të gjithë – të gjithë për një, për lirinë e bashkimin e kombit dhe atdheut ton të ndarë në 6 shtete nga armiqtë e aleatët e tyre!

Kombi shqiptar nga brenda  shtetit të vet të bashkuar mendon  ta ketë një demokraci autentike, pa parti përçarëse politike dhe një politikë neutrale e sovrane karshi ndarjeve globaliste, ashtu  si është pozita ndërkombëtare e Zvicrës!  Nëse Bashkimi Evropian e Rusia  dhe vendet Ballkanike  e mohojnë vetëvendosjen, bashkimin, pavarësinë e sovranitetin ton  dhe  me Kombin Shqiptar sillen si janë sjellë Shtetet Arabe me Izraelin në të kaluarën, Kombi Shqiptar do të shndërrohet në Izraelin e BE. Nëse   fëmijët shqiptarë nuk do t´i gëzojnë  liritë që i gëzojnë fëmijët tjerë në BE, BE do të është  përgjegjëse për  pasojat e kësaj politike diskriminuese ndaj fëmijëve tan!

Abdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu