Charles Crawford, ish ambasador i Britanisë së Madhe në Beograd (2001-3), ka deklaruar se Kosova nuk mund të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare. Ajo do të ketë statusin e saj sui generis, të njohur gati nga gjysma e botës, por jo edhe nga gjysma tjetër, përfshirë edhe disa shtete shumë të mëdha në kampin joperëndimor.
“Palestina që tani është e njohur nga më shumë se 130 shtete, është në një pozicion të njëjtë ambiguoz, por me shumicën e shteteve që e kanë njohur Kosovën, në anën tjetër të argumentit” ka shkruar Crawford në bllogun e tij.
Por, më pas ai, në Twitter ka shkruar se nuk ka bërë analogji ndërmjet Kosovës dhe Palestinës dhe se vetëm ka theksuar se ajo nuk është shtet i njohur universalisht.