Bashksia Ndërkombtare e pavendosur karshi Strukturave Kriminale Serbe

0
584

Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare ICO në Kosovë, Pieter Feith ka kërkuar nga pala kosovare dhe ajo serbe që të mendojnë për dialog politik, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje afatgjatë për veriun e Kosovës.

Ai në një deklaratë dhënë për media, gjendjen në atë pjesë e ka cilësuar si mjaft serioze, ndërsa u bëri apel të dyja palëve për maturi dhe për të shmangur dhunën.

“Situata në veri është mjaft serioze do të bëjë apel të dyja palëve për maturi dhe për shmangin dhunën, për më shumë dëshiroja të them se është shumë e rëndësishme për të gjetur një zgjidhje afatgjate për veriun e Kosovës, përmes dialogut duke përfshirë të gjitha palët. Kemi një situatë e cila është si rrjedhojë e tentativës për të pasur sundim të ligjit atje dhe prapë se prapë duhet të përqendrohemi në dialog politik dhe për këtë duhet të apeloj të gjithëve të mendojnë për dialogun”, ka thënë Feith.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu