“Basler Zeitung”: Shkëlzen Berisha të dalë para drejtësisë

0
824

“Rugova, Tuxhman, Izerbegoviç, Millosheviç dhe Berisha kanë dominuar fatin politik të Ballkanit për dekada, por tani djemtë e tyre janë përfshirë në skandale”

“Djemtë e këqij të Ballkanit”! Kështu titullohet shkrimi i gazetës së njohur zvicerane “Basler Zeitung”, e cila tregon për djemtë e politikanëve të Ballkanit që kanë qenë në pushtet për një kohë të gjatë. Në shkrim përmendet edhe djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, ku ky i fundit ka dominuar fatin politik në vendin tonë për një kohë të gjatë. Sipas këtij artikulli, Shkëlzen Berisha është përfshirë në disa skandale korrupsioni dhe ai akuzohet për shpërthimin që ndodhi në fabrikën e municioneve në Gërdec në vitin 2008. “Në Shqipëri, një tjetër republikë buzë Adriatikut, janë shtuar thirrjet që Shkëlzen Berisha të dalë përpara drejtësisë. Djali i presidentit dhe kryeministrit jetëgjatë në pushtet, Sali Berisha, është përfshirë në disa skandale korrupsioni, duke fituar kontrata publike.

Nga mediat, Shkëlzeni akuzohet kryesisht për shkak të shpërthimit në një fabrikë municionesh në fillim të vitit 2008. Nga shpërthimi mbetën 26 të vdekur dhe më shumë se 300 të plagosur. Në këtë punishte demontohej municion i vjetër. Por, disa politikanë të lartë, biznesmenë të dyshimtë dhe djali i ish-kryeministrit e përdornin si biznes fitimprurës. Municioni 50-vjeçar me origjinë kineze dhe sovjetike i shitej ushtrisë afgane. Për dhjetë franga në ditë, fshatarët shqiptarë, gra e fëmijë ndanin predhat e bronzit duke marrë barutin. Biznesi vdekjeprurës, sipas gazetës “Neë York Times”, drejtohej edhe nga trafikanti zviceran Henrich Thomet dhe një firmë amerikane me qendër në Majemi, e drejtuar nga një tregtar 22-vjeçar dhe një masazhator. Shumica e njerëzve të përfshirë në këtë aferë kanë shpëtuar pa ndëshkim. Dhe nuk do ishte surprizë e madhe nëse drejtësia shqiptare do e kursente ‘Berishën e vogël’. Në fund të fundit babai i tij nuk mund të mbajë dorën mbrojtëse mbi të që kur humbi pushtetin verën e shkuar”.

Përkthej dhe përshtati

 

Redaksia

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu