Basri “injoranti”: Thotë se drejtuesit e AKI-së i zgjedh Kuvendi!!! Mësojeni se si emërohen!

0
639

Basri musa

Hiq më pak se njeriu i tretë i Partisë Demokratike të Kosovës, Basri Musmurati, nuk ka lidhje se si shkon procedura e zgjedhjes së drejtuesve të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, në një deklaratë që ua ka dhënë dje gazetarëve kur është pyetur për mundësinë që zëvendësi i AKI-së të jetë nga Lista Serbe, ai ka thënë se për këtë vendos Kuvendi i Kosovës.

“Është krejt normale që deputetë serbë që janë në Kuvendin e Kosovës të kësaj Liste të kërkojnë diçka të tillë. Është e drejtë e tyre. Por, tjetër çështje është se a do të zgjidhet apo jo. Andaj, unë i kam parë këto shkrime ditën e sotme dhe të djeshme e më duket si diçka e lansuar nga dikush me qëllim. Mund të jetë nga Beogradi, këtë nuk e përjashtoj, por megjithatë është Kuvendi ai që vendos për këtë dhe në Kuvend e kemi shumicën”, ka thënë Musmurati.

Mirëpo, në fakt sipas Kushtetutës së Kosovës, drejtori i AKI-së, zëvendësdrejtori dhe inspektori i përgjithshëm emërohen nga presidenti, së bashku me kryeministrin.

Neni 84 i Kushtetutës së Kosovës, në mënyrë decidive e thotë se si emërohen drejtuesit e AKI-së. “Presidenti, së bashku me Kryeministrin, emëron Drejtorin, Zëvendësdrejtorin dhe Inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Intelegjencë”, thuhet në nenin 84 të Kushtetutës së Kosovës.

Ndryshe, vetëm edhe pak ditë i kanë mbetur presidentes Atifete Jahjaga dhe kryeministrit, Isa Mustafa që të vendosin për emrin që do ta drejtoj AKI-në pas dorëheqjes së Bashkim Smakajt. Në opinion kanë qarkulluar emra të ndryshëm, mirëpo ende s’ka asgjë zyrtare në këtë drejtim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu