Bastiset zyra dhe shtëpia e kryetarit të Klinës, Sokol Bashota

0
800

Bashota

Është bastisur edhe kryetari i Klinës, Sokol Bashota, i cili është nën hetime për procesin e ndarjes së banesave komunale ku përfitoi vet ai, nënkryetari nga radhët e AAK-së, Enver Berisha dhe një sërë politikanësh lokalë edhe nga LDK-ja. Në Komunën e Klinës nuk kanë komentuar bastisjet e drejtuesve komunalë.

Edhe zyra dhe prona e Kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota është bastisur, bëjnë të ditur burime të Express brenda Policisë.

Express raportoi të martën se ishte bastisur zyra e nënkryetarit të Klinës, Enver Berishës, gjë që është konfirmuar edhe nga Prokuroria e Shtetit. Pas kësaj, Berisha u përjashtua nga partia e tij.

Siç merr vesh Express, bastisja lidhet me një hetim që është duke u kryer në këtë komunë mbi mënyrën e shpërndarjes së banesave që janë ndërtuar nga kjo komunë, e në të cilat kanë përfituar edhe Sokol Bashota, Kryetar i Komunës për mandatin tretë tashmë dhe politikanë tjerë lokal si Fadil Gashi (LDK) dhe Enver Berisha(AAK), Arben Limani (LDD), Vezire Elshani (LDK), Esat Raci (PDK).

Prokuroria Speciale e ka konfirmuar për Express bastisjen e pronave dhe zyrës së nënkryetarit Enver Berisha, po ashtu përfitues i banesës së ndërtuar nga Komuna, por Prokuroria deri tash nuk ka folur për kryetarin, Sokol Bashota.

Express ka provuar gjatë të marrtës që të marr një koment nga Zyra e kryetarit të Klinës, por askush nga zyrtarët e kësaj zyrë nuk është treguar i gatshëm për këtë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu