Bastisjet dhe kërkimet e mbrëmjes për tre deputetët e VV-së

0
701

Dyert e thyera 1

Në disa lokacione, Policia e Kosovës po vazhdon t’i kërkojë ish-kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin, dhe dy deputetët e kësaj partie, Albulena Haxhiun e Faton Topallin, raporton KTV.

Aty ku nuk e gjetën të mërkurën, në banesën personale të Albin Kurtit, Policia dyshoi se deputetin do të mund ta gjente te banesa e prindërve të tij, në lagjen Aktash.

Por, pas një kontrolli, të cilin vetë babai i Kurtit ia konfirmoi KTV-së, nga aty policia u kthye pa Kurtin.

Për dallim nga kontrollimi i kësaj banese, deputetes Albulena Haxhiu iu bastis banesa. Bashkëshorti i saj, Alban Krasniqi postoi në Facebook-un e tij derën e rregulluar me një flamur kombëtar të ngjitur, mbi të cilën kishte shkruar: “paramilitarët i pret flamuri kuqezi”.

“Si në Regjimin e Millosheviçit, ashtu edhe tani në diktaturën e Hashimisës çdo goditje veç sa na bën më të fortë. Sot u rikthyem në banesën tonë të demoluar nga njësia SS dhe gestapoja e pushtetit. Miqtë dhe dashamirët janë të mirëseardhur . Paramilitarët me maska i pret flamuri. Drynin do t’jua kthej në ndonjërën nga protestat e radhës”, ka shkruar Krasniqi.

Në kërkim është edhe deputeti Faton Topalli, por për të flitet se momentalisht gjendet në Zvicër, i cili ka edhe pasaportën e këtij shteti, përcjell koha.net.

Vetë policia thotë se bazuar në mandatin ligjor që posedon do ta vazhdojë realizimin e fletarrestimeve të lëshuara nga Gjykata Themelore.

Vetëvendosje për të gjitha këto kontrolle të Policisë ka thënë se “Qeveria nuk po guxon të përballet me Serbinë, e bastis shtëpitë e deputetëve.

“Bastisjet e shtëpive të deputetëve dhe familjarëve të tyre, do ta tensionojnë edhe më shumë situatën dhe do ta rrisin vendosmërinë e opozitës në rezistencën e saj kundër shtetit policor që është vënë totalisht në funksion të mbrojtjes së ‘Zajednicës’ dhe demarkacionit me Malin e Zi”, thuhet në njoftimin e tyre.

Dyert e thyera

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu