Baton Haxhiun: O spiun i UDB-së

0
948

Baton Haxhiu

Historiani Arben Llalla sulmon ashpër drejtorin e Klan Kosova,Baton Haxhiu, pas deklaratave të tij të djeshme në emisionin “Opinion” në lidhje me kreun e partisë çame Shpëtim Idrizi dhe popullatën çame në përgjithësi.

Sipas Llallës, Haxhiu është një gazetar i gatuar në kuzhinën greko-serbe dhe se paguhet nga UDB-ja e vjetër që ka ngritur biznese edhe në Tiranë, përcjell Portali Albeu.

Ja çfarë shkruan Arben Llalla:

“Baton Haxhiu që njihet si një nga spiunët e UDB. Tradicionalisht si familje ka marrë detyrë të hedhi baltë mbi çështjen çame. Kjo fytyrë e poshtër i krijuar si gazetar nga guzhina serbo-greke po flet si papagall pa doganë nëpër mediat shqipe kundër Çamërisë dhe çamëve. I themi këtij, opinionisti jugosllav që paguhet nga agjentura e UDB-së së vjetër, që ka ngritur biznese në Tiranë, mos të merret shumë me çamët, por të ruaj “bithët e pëlyera”. Millosheviçi dikur ka deklaruar se e ka mik Baton Haxhiun. Që të shkruaj më shumë nuk ja vlen sepse ka me qindra shkrime për rolin anti-shqiptar të Baton Haxhiut.

Baton Haxhiu është djali i Fazli Haxhiut, spiunit të UDB-së famëkeqe serbe, që me qindra dhe mijëra shqiptarë ka prerë e vrarë. Sa për dijeni, Fazli Haxhiu në Kosovë njihet si “Fazli Spiuni”. Djali i këtij spiuni të UDB-së dhe OZNA-s famëkeqe serbo-çetnike, Batoni eci udhës të atit. Tinëzisht takohej me kriminelin Jovica Stanishiç, antishqiptar, gjak i kasapit Aleksandër Rankoviq, ministër i Brendshëm i asaj kohe, në fundvitin 1955 dhe fillimi i vitit 1956″ dhe njeri shume i afer i Milosheviqit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu