Batuta e rëndë e Eqës me Isa Mustafën!

0
762

Eqa

Ish- kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Eqrem Kryeziu ka vazhduar ta “sulmoj” kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafën. Kryeziu pas intervistës që Mustafa e ka dhënë në Top Chanel, në një shënim në Facebook ka thënë se Millosheviqi edhe pse ka shkuar, duhet pasur kujdes nga karakteret e ngjashëm, që sipas tij po e përdorin atë metodë.

Lexojeni të plotë shënimin e tij:

Storja për bretkun e zier

Gjatë vizitës që, para lufte, ia bëmë Washington-it, një personalitet i jetës publike amerikane tha:

“A e dini storjen e bretkut të zier? Dëgjojeni me vëmendje, sepse ka të bëjë me Ju. Në një eksperiment kanë vënë bretkun në epruvetë dhe për javë të tëra ia kanë shtuar temperaturën e ujit vetëm për nga gjysmë grade në ditë. Duke mos e ndier ndryshimin e menjëhershëm të temperaturës, bretku nuk ka lëvizur, përderisa nuk është zier tërësisht. Millosheviqi zbaton këtë metodë ndaj jush në Kosovë.”

Sot, kur ka vajtur Millosheviqi, megjithate do pasur kujdes, sepse karakteret e ngjashëm me të vijojnë ta përdorin atë metodë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu