BBC: Përgjimet rrënuan Nixonin, do ta rrënojnë edhe Gruevskin

0
841

Grujo

Ngjarjet e fundit në Maqedoni kanë tërhequr vëmendjen e medieve më të rëndësishme botërore. Pamjet e konfliktit të armatosur në Maqedoni mes forcave policore të Maqedonisë dhe grupit të armatosur shqiptar shokuan botën, duke mbushur ballinat e mediave vendore dhe të huaja. Bilanci i konfliktit rezultoi me 22 të vdekur dhe dëme të konsiderueshme materiale.

BBC ka shkruar për protestën e paralajmëruar në Shkup gjatë ditë së sotme, ku thuhet se mijëra qytetarë do të marrin pjesë në protestë për të kërkuar dorëheqjen Kryeministrit maqedonas, Nikola Gruevski.

Protesta vjen pasi janë ngritur dyshime se Gruevski po abuzon me fuqinë e pushtetit.

Përgjime sekrete të publikuar nga lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, konfirmojnë komplotet e ministrave për të manipuluar me zgjedhjet si dhe fshehjen e një vrasjeje.

Meqenëse Qeveria e Gruevskit vazhdimisht i ka mohuar akuzat faktet e publikuara nga opozita, si tendencë për të destabilizuar gjendjen në Maqedoni, opozita ka organizuar proteste si alternativë e fundit ndaj regjimit të Gruevskit që ka marrë nuanca të shteteve me sisteme totalitare.

BBC në artikullin e botuar sot shkruan se jostabiliteti politik në Maqedoni vjen si pasojë e përleshjeve të javës së kaluar mes shqiptarëve etnikë dhe Policisë.

Analisti, korrespondenti i BBC-së dhe njohësi i rrethanave politike në Ballkan, Guy De Launey, ka thënë se publikimi i përgjimeve në zyrën ovale patën përfunduar karrierën e ish-Presidentin amerikan, Richard Nixon. Sipas tij, e njëjta do të ndodhë edhe me Nikolla Gruevskin.

“Përgjimet e publikuara qartazi tregojnë se si ministrat kanë manipuluar çdo gjë duke filluar nga manipulimi i zgjedhjeve deri tek manipulimi i medieve për të mbuluar një vrasje të kryer nga një zyrtar policie”, ka thënë Laurney.

Sipas tij, protestat e sotme do të jenë një provë për profesionalizmin e autoriteteve, gjersa diplomatët perëndimorë kanë sugjeruar forcat policore që të tregohet e përmbajtur dhe Qeveria të fillojë një proces kredibil hetimi mbi të gjitha akuzat e ngritura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu