BDI braktis qeverinë

0
861

Ali_Ahmeti_BDI1

Njohësit e çështjeve politike që na shoqëruan gjatë vitit që lamë pas me sugjerime ndaj elitës politike dhe shoqërisë civile për vitin 2015. Alajdin Demiri dhe Ismet Ramdani, vlerësojnë se mënyra e vetme për daljen e vendit nga ngërçi politik është de legjitimimi i pushtetit aktual, pasi siç shprehen, ai nuk është i interesuar për integrimin e vendit në strukturat euro-atlantike, por as për zgjidhjen e krizës politike dhe ekonomike. Në një situatë të tillë, ata sugjerojnë që partia shqiptare në pushtet të shqyrtojë pjesëmarrjen e mëtejshme në qeveri.

Ismet Ramadani, analist, ka thënë se VMRO DPMNE-ja nuk gjen formë më të sofistikuar dhe më diplomatike për të zgjidh çështjen e emrit dhe zgjidhjen e çështjeve tjera,prandaj BDI duhet të rishikojë pjesëmarrjen e saj në qeveri.

“Sa i përket partisë pjesëmarrëse në pushtet duhet të rishqyrtojë pjesëmarrjen e saj në qeveri pasi tanimë është e qartë se VMRO DPMNE-ja nuk është e interesuar për të bërë hapa përpara drejt integrimeve, nuk gjen formë më të sofistikuar dhe më diplomatike për të zgjidh çështjen e emrit. Unë mendoj se duhet të jepet mësim vetëm kur ajo spostohet në opozitë”, ka thënë Ramadani, raporton Kosovapress.

Kurse, Alajdin Demiri, ka thënë se BDI nuk është për politikë.

“BDI është shndërruar në parti jo legjitime dhe nuk ka legjitimitet BDI-ja të merret me politike sepse dëshmoi se nuk është parti politike por oligarki që merret më tepër me punët e veta, me krimet e veta dhe interesat e veta dhe assesi me çështjet politike…”, ka thënë ai.

Nga ana tjetër, analistët vlerësojnë se edhe opozita duhet të konsolidohet dhe ofrojë zgjidhje konkrete për daljen e vendit nga kriza.

“Opozita qoftë ajo maqedonase, qoftë ajo shqiptare duhet të konsolidohet mirë, të unifikohet mirë. Në paraqitjet e veta të jetë konstruktive dhe të ofrojë alternativa që janë të kapshme për qytetarët, dhe njëkohësisht japin shpresë dhe optimizëm për të dalë nga kriza edhe politike dhe ekonomike dhe ndëretnike”, ka thënë ai.

Kurse, Alajdin Demiri, thotë se opozita ka rastin të ketë sukses.

“Opozita duhet të kthjellohet dhe të fillojë të merret me politikë sepse e ka rastin pozitiv në këtë situatë amullie dhe keqpërdorimit të politikës për qëllime personale ajo mund të ketë sukses” , ka thënë ai.

Në një kohë kur vendi ballafaqohet me probleme serioze në të gjitha fushat, analistët politik i bëjnë thirrje edhe shoqërisë civile për ndërgjegjësim dhe veprime konkrete. Sipas tyre, sektori joqeveritar nuk duhet të instrumentalizohet dhe veprojë si dorë e zgjatur e pushtetit por të qëndrojë në anën e qytetarëve dhe luftojë dukuritë negative me të cilat përballet shoqëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu