BDI dhe VMRO merren vesh për qeverisje !?

0
771

BDI dhe VMRO-DPMNE janë marrë vesh për pikat kryesore të marrëveshje për koalicion të ri dhe kjo marrëveshje pritet të shpallet së shpejti.

Nga burime partiake merren vesh disa detaje lidhur me konstruktin e marrëveshjes. Marrëveshja përmban pjesë për avancim të përdorimit të gjuhës shqipe në komunat ku jetojnë shqiptarë, ndoshta edhe aty ku shqiptarët nuk janë 20 për qind, por jo edhe për zyrtarizim të gjuhës shqipe në mbarë territorin.

Informacioni për arritjen e marrëveshjes për koalicion ka gjasa të shpallet gjatë uikendit të ardhshëm, në momentin e fundit të skadimit të mandatit të Gruevskit për të formuar kabinetin qeveritar, shkruan gazeta Lajm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu