BDI fiton Kërçovën

0
770

Ali Ahmeti shpall fitoren e Kërçovës

Tashmë Kërçova i kalon në drejtim shqiptarëve. Ali Ahmeti ka deklaruar në një konferencë për shtyp se ka fituar shumicën e komunave shqiptare përfshirë, Kërçovën, Tetovën, Çairin, Dibrën, Zhelinë, Bogovinën, Likovën ndërsa ka epërsi edhe në Gostivar dhe disa komuna tjera. Por, Z. Ahmeti ka pranuar edhe humbjen në Strugë dhe ka ofruar mbështetjen për kandidatin e PDSH-së në Strugë, Ziadin Sela duke i kërkuar antarëve të BDI-së që në rrethin e dytë të votojnë kandidatin e PDSH-së për Strugën.

(E Plotsuar) Sipas rezultateve të para në Kërçovë është duke avansuar kandidati i vetëm shqipëtarë në garë Fatmir Dehari me 1500 vota më shume gjë që i ka mundesuar të jete fitues në ruandin e pare. Simpatizuesit e VMRO-DPMNE-së janë porositur që të shpërndahen nëpër shtëpitë e tyre ngase situata në teren tregon për një fitore të kandidatit shqipëtarë. “Shkoni në shtëpi. Situata nuk është në favorin tonë” është cituar shefi i shtabit zgjedhorë të VMRO-DPMNE-së, Vendin e tyre në rrugët e Kërçovës menjëherë mori makina me simbole BDI.

(I Plotësuar) BDI konfirmon fitoren edhe në Komunën e Tetovës

BDI-ja ka konfirmuar fitore edhe në komunën e Tetovës.

“Duhet te ju njoftojmë se kemi siguruar një ndër fitoren më të këndshme në këto zgjedhje, pasi që në Tetovë ka fituar Teuta Arifi” tha Bujar Osmani

Zyrtare: BDI fiton në komunën e Likovës

BDI-ja ka arritur që të fitojë edhe në komunën e Likovës.

Kadidati i BDI-së, Sadulla Duraku ka arritur fitore të ngushtë ndaj kandidatit të PDSH-së, Murtezan Idrizi.

Sipas informatave që ka siguruar Albtime, BDI ka marrë afër 6.000 vota, ndërsa PDSH afrë 5.500 vota.

BDI humb Strugën, Sela dhe Koçoski në raundin e dytë

Sipas informacioneve zyrtare të cilat vinë nga KSHZ, por edhe nga partitë politike mësohet se kandidati i VMRO-DPMNE se Vlladimir Koçovski ka siguruar diku 11 mijë vota, kandidati i PDSH-së Zijadin Sela ka diku 8500, ndërsa Arben Llabunishti nga BDI ka gjithsej diku 6000 vota.

Sipas këtyre të dhënave, mësohet se kandidati i PDSH-së për Strugën do të jetë përfaqësuesi i shqiptarëve në balotazh për komunën e Strugës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu