BDI gati listat e deputetëve

0
837

Shkup, 26 prill – Kanë mbetur vetëm edhe dhjetë ditë kur partitë politike do të duhet që kandidatët për deputet ti dorëzojnë në Komisionin Shtetëror Zgjedhorë.

Edhe pse zyrtarisht asnjëra nga partitë politike nuk ka publikuar emrat e deputetëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 5 qershorit, ata tanimë kanë përfunduar fazën e caktimit të bartësve të listave zgjedhore nëpër njësitë në të cilat do të garojnë.

Sipas burimeve të portalit Zhurnal, Partia e Ahmetit në njësinë e parë zgjedhore për bartës të listës ka caktuar, kryetarin aktual të Komunës së Çairit, Izet Mexhitin, ndërsa pas tij do të jetë e radhitur, Suzana Saliu, në pozitën e tretë do të jetë Rafet Muminoviç, ndërsa në atë të katërtin deputeti aktual, Femi Jonuzi.

Në njësinë e dytë kjo parti do të del me Ermira Mehmetin-Devaja, e ndjekur nga Rexhail Ismaili pastaj Hajrulla Misini dhe në pozitën e katërt Artan Grubi.

Në njësinë e tretë partia e Ahmetit do të garojë me ministrin aktual të shëndetësisë Bujar Osmani. Në njësinë e pestë zgjedhore BDI-ja do të garojë me Musa Xhaferin dhe Tahir Hanin.

Ashtu edhe siç pritej në njësinë e gjashtë, zgjedhore BDI-ja do të garojë me liderin e saj Ali Ahmeti, në vendin e dytë do të jetë Teuta Arifi, në të tretin Abdilaqim Ademi, Talat Xhaferi, Xhevat Ademi, Nexhati Jakupi. Në këtë njësi në listën për deputet do të gjinden edhe deputetët aktual Hisen Xhemaili, Julieta Marku dhe Vullnet Ameti.

Portali, Zhurnal, ekskluzivisht paraqet listat e kandidatëve për deputet nga radhët Bashkimit Demokratik për Integrim.

Njësia zgjedhore numër 1

1.    Izet Mexhiti
2.    Suzana Saliu
3.    Rafet Muminoviç
4.    Femi Jonuzi

Njësia zgjedhore numër 2

1.    Ermira Mehmeti-Devaja
2.    Rexhail Ismaili
3.    Hajrulla Misini
4.    Artan Grubi

Njësia zgjedhore numër 3

1.    Bujar Osmani

Njësia zgjedhore numër 5

1.    Musa Xhaferi
2.    Tahir Hani
3.    Arben Labunishta

Njësia zgjedhore numër 6

1.    Ali Ahmeti
2.    Teuta Arifi
3.    Abdilaqim Ademi
4.    Talat Xhaferi
5.    Arta Bilalli
6.    Xhevat Ademi
7.    Nexhati Jakupi
8.    Hisen Xhemaili
9.    Vullnet Ameti
10.  Julieta Marku

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu