BDI në kohë krize politike me kongres të ashtuquajtur ‘tematik’

0
567

BDI

BDI në këtë periudhe të krizës politike në Maqedoni ka thirrur një kongres të ashtuquajtur tematik, ku janë ftuar disa personalitete, kryesisht diplomatë dhe analistë të huaj, të cilët do të diskutojnë lidhur me pika të ndryshme që kanë të bëjnë me zhvillimet politike dhe evrointegruese në Maqedoni. 

Ky kongres është caktuar për 28 dhe 29 mars në Shkup, ku ndër të ftuarit janë  analisti Daniel Serëer, ish Ambasadori i NATO-s Hansjorg Eiff, ish Ambasadori i BE-së Ervan Fouere, ish Ambasadori grek në Shkup dhe Uashington, Alexandros Malias, etj.

Por akoma nuk konfirmohet prania e tyre në këtë kongres, ku janë caktuar çështje debati për:  Integrimet EuroAtlantike dhe fqinjësinë e mire, Qeverisjen e mirë dhe demokracinë konsensuale, Zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale, etj. Kjo parti i fton edhe personalitetet e tjera publike për të qenë pjesë e këtij debati.(INA)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu