BDI: Rastet e Hagës, fituan shqiptarët

0
714

Shkup, 6 shtator – Vendimin e gjykatës themelorë Shkup 1 e ka përshëndetur partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim. Koordinatori I grupit parlamentarë të BDI-së, Talat Xhaferi në një deklaratë për gazetën “Zhurnal”, da deklaruar se kjo është një fitore për të gjithë shqiptarët.

“Ne që në fillim jemi shprehur kundër hapjeve të këtyre rasteve në Gjykatat e Maqedonisë,  është mirë që gjykatat kanë respektuar ligjin dhe interpretimin autentik të ligjit për amnisti. Kjo është një fitore për të gjithë shqiptarët, me këtë mbyllet një ndër plagët e konfliktit të vitit 2001. Ne si BDI, ju bëjmë apel të gjithë avokatëve mbrojtës se në bazë të ligjit për amnisti të ngrejë procedura dhe të bëjnë kërkesa edhe për rastet tjera që kanë të bëjnë me konfliktin e vitit 2001”,  ka deklaruar deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi.

Vendimin për mbylljen e procedurave gjyqësore e ka përshëndetur edhe partia opozitare Rilindja demokratike kombëtare. Deputeti i kësaj partie Izet Zeqiri ka deklaruar se kjo çyshtje është dashur të mbyllet që në kohën kur edhe u miratua ligji për amnisti.

“Kjo çyshtje është dashur të mbyllet që nga sjellja e ligjit për amnisti. Partneri maqedonas çdoherë këtë çyshtje e ka përdorur si shantazh ndaj partnerit politik shqiptarë. Ishte momenti i fundit që të shikojmë ka e ardhmja e jo nga e kaluara.

Ne përfundimisht duhet të meremi me të ardhmen, fokusi jonë duhet të përqendrohet në përmirësimin e gjendjes ekonomike dhe sigurimi i një ekzistence më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka deklaruar deputeti i RDK-së, Izet Zeqiri.

Për më tepër do të mund të lexoni në numrin e nesërm të gazetës “Zhurnal plus”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu