BDI shënon nesër 10 vjet nga themelimi i saj

0
971

Shkup, 4 qershor – Bashkimi Demokratik për Integrim e shënon nesër 10-të vjetorin e saj, me ç’rast kryetari Ali Ahmeti organizon pritje solemne.

Me këtë rast, u është bërë thirrje të gjithë anëtarëve, aktivistëve, simpatizantëve dhe votuesve të BDI-së të marrin pjesë në këtë solemnitet.

Ngjarja do të mbahet në hapësirat e “Kurshumli Han” në Shkup me fillim në ora 19:00.

Ditë më pare në Tetovë filloi dhe realizimi i programit për shënimin e 10 vjetorit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).

Në Strugë, është mbajtur gara në lojën e shahut, si një nga aktivitetet e shumta kulturore dhe sportive në kuadër në nder të këtij përvjetori.

Garat sportive përfshijnë gara në shah, ping-pong, mundje, marsh Tetovë – Guri i Kuq dhe turne në futboll të vogël.

Ndërkaq, aktivitet politike përfshijnë tribuna në qytetet më të mëdha në tema të ndryshme që do të trajtojnë 10 vjetorin e kaluar si dhe përpjekjet tona të përbashkëta për të ndërtuar një të ardhme më të mirë të përbashkët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu