BDI shpall fitore në Tetovë dhe Gostivar, Strugën e fitojnë shqiptarët

0
880

Tetovë, 7 prill – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti para pak çastesh shpalli fitoren e kandidatëve të partisë së tij në disa komuna në rrethin e dytë. Sipas tij, zgjedhjet lokale i sollën fitoren deri tash më të thellë kësaj partie, kurse si më të mëdhatë i cilësoi fitoret në Tetovë të kandidates Teuta Arifi, si dhe në Gostivar, ndërsa përshëndeti edhe fitoren, siç tha të madhe, në Strugë, ku në balotazh ka garuar përfaqësuesi i PDSH-së, Zijadin Sela, kundrejt kandidatit të përbashkët maqedonas. Fitoren në Strugë e ka konfirmuar edhe PDSH-ja, sipas së cilës epërsia e kandidatit të saj klarshio atij maqedonas është rreth 10 000 vota. Ali Ahmeti shpalli fitoren në gjithsej tetë komuna në rrethin e dytë, kurse me shtatë të fituara në raundin e parë, ai tha se gjithsej kjo parti do të udhëheqë në të paktën 15 komuna në Maqedoni. 

Para simpatizantëve foli edhe fituesja e Tetovës Teuta Arifi, e cila falënderoi të gjithë votuesit, jo vetëm shqiptarë, por edhe të bashkësive tjera etnike që i kanë përkrahur, duke ftuar të gjithë simpatizantët që këtë fitore ta kremtojnë të enjten.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu