BE: LEXONI ME KUJDES DEKLARIMIN PËR MURIN NË VERI

0
714

Interpretimet krejtësisht të ndryshme të palës kosovare dhe asaj serbe lidhur me vendimin e BE-së për murin e ndërtuar në veri të Kosovës, kanë bërë që të shtohen paqartësitë lidhur me faktin nëse ai mur do të rrënohet apo jo.

Insajderi ka kontaktuar zëdhënësen për punë të jashtme dhe çështje të sigurisë në BE, Maja Kocijancic, duke e pyetur decidivisht nëse kërkesa e BE-së është që muri të rrënohet apo ajo.

Megjithatë as Kocijancic nuk ka dhënë ndonjë përgjigje të prerë por ka në vend të kësaj ka thënë që të lexohet me kujdes komunikata e dërguar nga BE-ja.

“Mendoj se duhet të lexohet me kujdes komunikata, në mënyrë të veçantë pjesët me verdhë”, ka thënë Kociajncic për Insajderin.

Në këto pjesë të veçuara nga Kojancic thuhet se të “të dyja palët janë pajtuar për të harmonizuar dhe dizajnuar projektin….” dhe se palët “ janë pajtuar që rrethrrotullimi në Mitrovicën e veriut të lidhet me rrugën e këmbësorëve ‘Mbreti Petar’ duke i lënë të gjithëve hapësirën e lirë për lëvizje, derisa ka adresuar shqetësimet mbi sigurinë në rrugë”.

Pjesa tjetër që Kocijancic ka thënë të lexohen me kujdes janë pjesa që të dyja palët janë “pajtuar që dizajni fillestar i rrethrrotullimit, siç është rënë dakord në Bruksel, në gusht të vitit 2015, do të respektohet plotësisht”./Insajderi.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu