BE paralajmëron bisedimet e Asociacionit për komunat me shumicë serbe

0
214
BE paralajmëron bisedimet e Asociacionit për komunat me shumicë serbe

“Si pjesë e bisedimeve për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, tash është me rëndësi thelbësore që (Kosova dhe Serbia) gjithashtu të merren edhe me aranzhimet gjithëpërfshirëse për të gjitha komunitetet joshumicë”, ka theksuar Peter Stano, zëdhënës i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri.

Në takimin e nivelit më të lartë në kuadër të dialogut në Bruksel, i cili është mbajtur më 7 shtator, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka deklaruar që është ngritur çështja e Asociacionit për komunat me shumicë serbe. Këto deklarata i ka konfirmuar edhe bashkëbiseduesi i tij, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraparë me marrëveshjen e parë të Brukselit të vitit 2013, të arritur në dialogun Kosovë-Serbi. Më tutje, detajet konkrete janë harmonizuar me parimet/elementet e përgjithshme nga marrëveshja e vitit 2015.

Sipas paralajmërimeve, liderët e të dy vendeve do të vazhdojnë që të diskutojnë për temën, të cilën pala evropiane e ka quajtur “pozita e komuniteteve joshumicë në Kosovë”, në takimin që është caktuar të mbahet në Bruksel, më 28 shtator.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu