BE: Të vazhdoj seanca konstituive dhe të formohet qeveria menjëherë

0
688

EU

Në takimin e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së të mbajtur në Vjenë më 13 nëntor, përfaqësia e Bashkimit Evropain e ka trajtuar në tri pika krizën politike nëpër të cilën po kalon Kosova.

Sipas deklaratës së Bashkimit Evropian të siguruar nga Indeksonline, pika e parë tregon se Brukseli vlerëson që kriza politike e ka dëmtuar Kosovën në shumë mënyra, përfshi edhe zhvillimin ekonomik të saj.

Mirëpo pjesa më e rëndësishme sipas të gjitha gjasave është pika e dytë e cila thotë se vazhdimi i seancës konstituive të Parlamentit të Kosovës duhet të bëhet menjëherë e përcjellur nga krijimi i shpejtë i qeverisë. Bashkimi Evropian përmes kësaj deklarate të siguruar nga Indeksonline, thotë se është e gatshme që të ndihmojë Kosovën në përpjekjen e saj që ta zgjidhin krizën aktuale politike.

Më poshtë po publikojmë të plota tri pikat e deklaratës së BE-së të bërë në Vjenë, gjatë takimit të Këshillit të Përhershëm të OSBE-së.

1. Prej mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme më 8 qershor, kanë kaluar pesë muaj. Ngërci politik në vazhdim është duke e dëmtuar qëllimin e ndërtimit të Kosovës paqësore, demokratike, ekonomikisht të sukseshme dhe multi-etnike. Përpjekjet në vazhdim janë të nevojshme për të ecur para me procesin e implementimit të marrëveshjes së lehtësuar nga BE në mes të Beogradit dhe Prishtinës, të arritur më 19 prill 2013.

2. E gjithë kjo punë më rëndësi duhet të vazhdoj pa vonesa. Seanca konstituive e Kuvenit duhet të rithirret menjëherë në mënyrën e paraparë nga Kushtetuta, e përcjellur nga krijimi i shpejtë i qeverisë së re në pajtim me proceset demokratike. Ne iu bëjmë thirrje të gjitha palëve që të tregojnë lidership, të ruajnë parimet e demokracisë dhe të lejojnë institucionet e Kosovës që të vazhdojnë me punën.

3. Mirëpo, BE-ja e nënvizon rëndësinë vitale që procesi të vazhdoj duke respektuar maksimalisht vlerat demokratike. Ne gjithashtu jemi të gatshëm që të përkrahim institucionet e Kosovës në përpjekjet e tyre që të zgjidhin krizën aktuale politike.

OSCE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu