“Bechtel…” fsheh lëndimin e rëndë të punëtorit

0
415

Një makineri për prerjen e metalit, gati sa ia kishte marrë jetën në vendin e punës Muharrem Novobërdaliut, punëtor i konzorciumit Bechtel&Enka, duke i prerë rëndë qafën, i cili i është nënshtruar me emergjëncë një operacioni. Mjeku kujdestar, në QKUK, Avdush Bajgora, ka thënë se prerja ishte e thellë dhe se kishte humbur shumë gjak.

“Ka qenë një prerje me mjet prerës në pjesën e qafës, ku është atakuar trakea, gjendja e pacientit ka qenë shumë e rëndë. Është sjellë në Emergjencë në orën 11:00, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë për 15 minuta është futur në sallën e Kirurgjisë për operim”, ka thënë Bajgora.

Teksa familiarët e punëtorit të tronditur prisnin lajmin për gjendjen e tij, një punëtore e Bechteli-it, Mirena, pengonte ekipin e gazetarëve që të marrin në pyetje familjarët. “Këto janë të dhëna që duhet të dalin nga zyra jonë e Bechtel Enkas, ne nuk mund të themi asnjë gjë tani, pacienti është mirë dhe kaq”, ka thënë Mirena, e cila nuk ka treguar mbiemrin.

Bechtel lavdërohet për kushtet e punës

Nga ana tjetër, zëdhënësja e konzorciumit Bechtel&Enka, Ela Ruçi, duke shpjeguar ngjarjen ka thënë se autoritetet janë lënë të lirë të bëjnë të gjitha hetimet mbi rastin. “Është lënduar në mesditë një punëtor duke punuar në terren, gjendja e tij është jashtë rrezikut, është transferuar menjëherë me mjete tona në spital, ka pas një ndërhyrje dhe tani është jashtë rrezikut, është nën kontroll mjekësor, institucionet janë duke e veri? kuar rastin”, ka thënë ajo. Sipas saj, punëtorët e këtij konsorciumi punojnë në sigurinë më të lartë.

“Kushtet e punëtorëve në Bechtel& Enka janë gjithmonë në lartësinë e duhur për të qenë një projekt ndërkombëtar. Çdo punëtor merr trajtim të specifikuar për momentin që hyn në punë. Departamenti i sigurisë është një nga departamentet më të mëdha në projekt dhe vazhdon të trajnojë çdo punëtor të ri apo të vjetër që ofrohet në punë, kështu që i lëmë kohë policisë të investigojë rastin dhe të dihet se si është çështja”, ka thënë Ruçi.

Ajo ka thënë se pas këtij rasti në lokacionin ku është lënduar punëtori e që është në Zonën Industriale në Fushë Kosovë, është ndërprerë puna. “Pas këtij rasti është ndërprerë puna në atë vend, kanë ardhur institucionet po merren me çështjen, po hetojnë ambientin, po pyesin punëtorët etj, ndërsa puna në aktivitete të tjera të projektit vazhdon jemi në 22 kilometra duke punuar”, ka thënë ajo.

Punëtorët janë urdhëruar të shkojnë në shtëpi

Burime të “Zërit” kanë thënë se menjëherë pas kësaj ngjarjeje punëtorët e ndërrimit të paradites janë urdhëruar të shkojnë në shtëpi, për arsye që të mos merren në pyetje nga policia si dhe të mos zbulohen shkaqet e lëndimit. Një gjë e tillë është mohuar nga Ruçi.

Ekipi i “Zërit” pas qëndrimit në vendin e ngjarjes, ka vërejtur se puna në këtë pjesë nuk ishte ndërprerë tërësisht, ndërsa punëtorët i takonin ndërrimit të pasdites.

Ndërsa zyrtarë të policisë kanë thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa rasti është ende nën hetim. “Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, është njoftuar edhe kryeinspektori i punës si dhe njësitë e hetimeve dhe forenzikës së Drejtorisë rajonale, për të njëjtin rast është kontaktuar edhe prokurori kujdestarë dhe pas konsultimit me të njëjtin rast prej policisë është kuali?kuar si vet lëndim”, ka thënë zëdhënësi i Policisë, Arbër Beka.

Sipas tij, marrja në pyetje e punëtorëve është pjesë e procedurës hetimore, ndërsa shton se ky është vetëm një raport i shpejtë, i cili përmban të dhëna thelbësore lidhur me incidentin por jo në detaje. Që nga ?llimi i punimeve të konzorciumit Bechtel&Enka, kanë ndodhur shumë aksidente të punëtorëve.

Vetëm në vitin 2012, kanë humbur jetën tre punëtorë shqiptarë, që kanë qenë duke punuar për këtë konzorcium.

 

Nga Saranda Rama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu