“Befason” Melihate Tërmkolli, tërhiqet, nuk do që të hetohet SHIK-u

0
554

Termkollka

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Melihate Tërmkolli, e cila së fundmi ka kaluar nga AAK-ja në LDK, ka ndryshuar edhe qëndrimet e saj ndaj SHIK-ut.
Ndonëse ishte më e zëshmja në akuzat që i ka bërë këtij shërbimi dhe kreut të tij, Kadri Veselit, ajo ka vendosur ta tërheqë nënshkrimin nga nisma e disa deputetëve për krijimin e një komisioni hetues parlamentar, i iniciuar nga AAK-ja.
Deputetja Tërmkolli ka njoftuar kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për vendimin e saj, raporton Gazeta KNN.
Tërmkolli ndryshe njihet si e afërt me Ramë Marajn, i cili drejtonte Sigurimin e Atdheut dhe që ka raporte shumë të mira me Kadri Veselin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu