Behxhet Shala: Nuk jam pjesë e SHIK-ut, por kam raporte të mira me Kadri Veselin, Latif Gashin…

0
1061

Behxhet Shala

Kryetari i KMDLNJ-se Behxhet Shala ka reaguar pas deklaratave të sekretarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj i cili atë e quajti person të Shërbimit Informativ të Kosovës. Shala në një prononcim për “Zeri.info” ka thënë se, deklarata e zyrtarit të LVV-së janë joserioze dhe të paargumentuara. Mirëpo, Shala nuk e mohon se ka raporte të mira me Kadri Veselin, Latif Gashin dhe disa ish-pjesëtar të SHIK-ut. 

“Së pari ai ka thënë se është një sekret publik, ndërkohë nuk ka fakte por ka thënë që  jam. Tani edhe unë mundem të them se Dardan Moliqaj është agjent i “BIA-së”, por s’ka fakte. Çfarë peshe ka një deklaratë që nuk ka fakte. Them se ai këtë e ka thënë nga mllefi pasi unë kam deklaruar se veprimet në Kuvendin e Kosovës kanë qenë të dhunshme”, ka thënë Shala.

Ai më tej tregon se më parë mediumet e kanë akuzuar se me prononcimet që ka bërë po ua mban anën Lëvizjes “Vetëvendosje”.  “Gazetat më parë më kanë cilësuar si përkrahës të “Vetëvendosjes”. Në çdo protestë kur policia ka përdorur gaz lotsjellës unë kam thënë se është dhunë e policisë ndaj LVV-së”.

Më tej, kryetari i KMLDNJ-së thotë se veprimet e fundit në Kuvendin e Kosovës janë të paarsyeshme. “S’kam pas asgjë kundër Dardan Molliqajt dhe Vetëvendosjes. Përdorim i gazit në Kuvend nuk është paqësore. Ata i hodhën vezët kundër Mustafës, unë më pas kam deklaruar se hedhja e vezës është në suaza demokratike dhe nuk është dhunë” tregoi Shala për “zeri.info”

Se ka raporte të mira me ish-kreun e SHIK-ut dhe disa anëtarë të kësaj organizate, e konfirmon edhe vetë Shala. Ai thotë se më të e kanë lidhur interesat kombëtare.

“Unë me Latif Gashin kam raporte të mira, e njoh qe 45 vjet. Unë se kam dit që pas 45 viteve do të formohet SHIK-u. Elmi Reçicën e kam shok të mirë. Me Kadrin Veselin poashtu kam pas raporte në kohën e rezistencës. Unë kam qenë dy herë i dënuar politikisht. Në atë kohë unë s’kam ndjetë me Dardan Molliqaj apo Ismet Beqirin.

Mua më ka lidhur partneriteti dhe plani kombëtarë. Vitin 81’ kam qenë pjesë e rezistencës kundër Serbisë”. Vetëvendosjen e njoh në thelb dhe e di shumë mirë se po të dal me disa gjëra nuk do të ishte mirë për to. Kushdo që e kishte bërë atë, unë do të kisha reaguar. Opozita e ka pranuar vetë se ka qenë një lloj dhune në letrën e saj drejtuar mediave, tregon në fund Behxhet Shala.

Molliqaj

Ndryshe, Molliqaj në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka deklaruar se përfaqësuesi i KMLDNJ-së, Behxhet Shala është pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovës.

“Ky person është njeri i SHIK-ut. Hashim Thaçi deklaroi se prej gazit llotsjellës rrezikohet shëndeti ndërsa Behxhet Shala thotë se rrezikohet jeta. Shala është përfaqësues i Shërbimit Informativ të Kosovës. Edhe Kadri Veseli disa herë është treguar si person i kujdesshëm, por kjo nuk do të thotë se ai nuk ka bërë krime. Behxhet Shala është përfaqësues i SHIK-ut dhe këtë e dimë”, ka deklaruar Molliqaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu