Bejta: Personat që bëjnë fërkime, individë që duan të përfitojnë personalisht

0
684

Nevzat Bejta

Shkup, 17 dhjetor – Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti do të caktojë një ushtrues detyre të kryetarit të Degës së BDI-së në Strugë.

Kjo mbetet të jetë zgjidhja e vetme për menaxhimin e garës së fortë mes pretendentëve për kryetar dege në Strugë.

Koordinatori i zgjedhjeve të brendshme në Njësinë Zgjedhore nr. 5, Nevzat Bejta, në një deklaratë për “Zhurnal”, konfirmoi devijimin e kuvendit të mbrëmshëm në Strugë dhe ndërprerjen e procesit të votimit.

Bejta tha se, si pasojë, kreu i BDI-së do të marrë shumë shpejt masa për të emëruar, në përputhje me Statutin e partisë, ushtrues detyre në Strugë, por dhe në degët e tjera ku zgjedhja e kryetarit problematizohet për shkak të garës së fortë.

“Personat që bëjnë fërkimet në disa degë të BDI-së janë persona-individë që duan të përfitojnë për interesat e veta personale duke e shfrytëzuar autoritetin që gëzon lideri Ali Ahmeti te qytetarët. Ata duan që ta shuajnë demokracinë, për interesa personale”, tha Bejta për “Zhurnal”.

© ZHURNAL.mk

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu