Bekim Jashari: Ndjehemi të turpëruar që s’u intonua Himni Kombëtar. Turp

0
973

Bekim Jashari

Përfaqësuesi i Familjes Jashari, Bekim Jashari, në kuadër të Epopesë së UÇK-së ka thënë se ndjehen të turpëruar që siç tha ai për herë të parë nuk intonohet himni kombëtar në një fillim të “Epopesë”.

“Sot për fat të keq si asnjëherë më parë, si asnjëherë që nga përfundimi i luftës nuk jam ndier më i turpëruar. As nuk po ndjehem mirë që ndodhem në mesin tuaj. Për herë të parë pas luftës në një Epope nuk po intonohet himni kombëtar. Turp”, ka thënë Jashari.

Shpendi dhe Bekim Jashari

Shpend Ahmeti: Me mos intonimin e himnit u ofendua lufta e UÇK-së

Pas mbajtjes së ceremonisë tradicionale për përkujtimin e rënies së familjes Jashari dhe Epopesë së lavdishme të UÇK-së në Kazermën e FSK-së, në të cilën nuk u intonua Himni Kombëtar, reagoi edhe Kryetari I Prishtinës Shpend Ahmeti.

Më poshtë mund të shihni reagimin e plotë të Ahmetit në profilin e tij në Facebok, transmeton Indeksonline.

“Sot isha i ftuar dhe prezent në Kazermën e FSK për të shënuar përvjetorin e rëniës së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij në festimin tradicional të Epopesë së UÇK. Çuditërisht, në ceremoni nuk u intonua hymni kombëtar. Përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekim Jashari hoqi dorë nga fjalimi i tij duke thënë para të gjithëve se sot ndihet i ofenduar e i turpëruar nga ky akt. Kjo qeveri mund të shtirret për shumë gjëra por në qoftë se përkujtohet familja Jashari dhe sakrifica e tyre, është i turpshëm tjetërsimi i idealit, flamurit dhe hymnit për të cilat luftuan familja Jashari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu