Policia e Kosovës i ka caktuar masën e ndalimit prej 48 orëve asambleistit të LDK-së mbi veprën e ngacmimit seksual.
Mësohet se asambleisti është Bekim Muja nga LDK, i cili ka ngacmuar seksualisht 13 vjeçaren nga Vaganica, nxënëse e shkollës “Skëndëreu” të Mitrovicës, raporton Gazeta Fjala.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Fjala, edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti.
“Prokurori i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë. B.M (1981), është personi në fjalë i cili është intervistuar për dyshimet e ngritura mbi sulm seksual. Viktima është 13 vjecare, nxënëse e shkollës ‘Skëndërbeu’”, ka thënë Zahiti./GazetaFjala/