Ben Blushi në Kumanovë: Tmerr dhe terror i paparë

0
591

Ben Blushi

Deputeti i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Ben Blushi sot ka qëndruar në Lagjen e Trimave në Kumanovë, ku është njoftuar drejtpërdrejt me ngjarjen në këtë lagje shqiptare.

Blushi ka vizituar banorët dhe shtëpitë e tyre të rrënuara, duke theksuar se është iu tmerruar nga ngjarja që ka parë dhe përjetuar në këtë lagje, e cila sipas tij, është goditur nga një terror i paparë, informon INA.

Deputeti socialist Ben Blushi ditë më parë në Parlamentin Shqiptar ka ngritur çështjen e Kumanovës.

“Ajo që ndodhi në Kumanovë është e frikshme. Maqedonia sot ka një problem delikat me demokracinë e vet. Nuk është një shtet demokratik, por autokratike. Rasti i Kumanovës dëshmoi se shqiptarët kanë një krizë përfaqësimi në raport me qeverinë që e drejtojnë por dhe tek partitë shqiptare. Ne s’mund tu themi se kujt duhet ti besojnë por si shteti dhe si parlament duhet të mbështesim demokratët mes shqiptarëve të Maqedonisë. Duhet të mbështesim demokratët ndër shqiptarët e Maqedonisë”, deklaroi Blushi. (INA)

Ben Blushi 1

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu